11.2 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Mbi 56 % e egjiptianëve i thanë “Po” kushtetutës

Më të lexuarat

Rezultatet e raundit të parë të referendumit për kushtetutën në Egjipt të organizuar në 10 provinca tregojnë se për veç në dy provinca, Kajro dhe Al-Garbije, përkrahësit e presidentit të Egjiptit, Muhamed Morsi kanë mbështetur draftin e ri të kushtetutës dhe numri i tyre ka qenë më i madh.
Në njoftimin që ka publikuar nga Vëllazëria Myslimane mësohet se 56 % e votuesve kanë votuar pro draftit të ri të kushtetutës, ndërsa 43 % kanë qenë kundër. Pjesëmarrja në votimet e së shtunës ka qenë e lartë. Raundi i dytë i votimeve në zonat e mbetura do të zhvillohet të shtunën e ardhshme. Rezultatet zyrtare nuk priten derisa të përfundojë i tërë procesi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit