16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Mbi 250 infermierë kosovarë do të punësohen në spitalet e Gjermanisë

Më të lexuarat

Qeap-Heimerer”, në bashkëpunim me “WBS Expert Solutions” nga Gjermania, sot inauguruan programin Gjermano-Kosovar për Arsim dhe Karrierë, i cili mundëson punësimin e mbi 250 profesionistëve kosovarë të fushës së infermierisë në spitalet gjermane.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, me këtë rast tha se është lobuar nga Qeveria që t’ju ofrohet mundësi qytetarët kosovarë të shkojnë në Gjermani në mënyrë të barabartw si të gjithë qytetarët tjerë të Evropës dhe jo si azilantë, por si profesionistë.

Ai tha se është një imazh i ri për Kosovën, posaçërisht për të rinjtë për të përftuar përvojë dhe eksperiencë të hatashme. Ai është i bindur se në Gjermani, infermierët do të përfitojnë edhe aftësim profesional.

Abrashi: Kosovarët nuk po shkojnë si azilantë, por po shkojnë si profesionist në Gjermani

“Kjo mendoj se është një hap i mirë, sepse është hera e parë që po konkretizohet diçka dhe kosovarët nuk po shkojnë si azilanta, por po shkojnë si profesionist, profesionit të barabartë me të gjithë të rinjtë gjerman. Andaj, me të vërtet ndihem krenar që Kosova po ofron potencialin e saj, rininë e saj për kërkesa në vende të ndryshme”, theksoi Abrashi.

Drejtori i “Qeap-Heimerer”, Petrit Beqiri, tha se programet e tilla janë mundësi reale e shtetit që të rinjtë e Kosovës të bëhen pjesë e bashkësisë evropiane.

Ai tha se Kosova ka njerëz të aftë dhe të mjaftueshëm për të punuar në tregun e huaj. Dhe sipas tij, për fat të mirë, mundësitë për të dërguar profesionistë shëndetësorë jashtë Kosovës janë reale. Beqiri tha se përmes këtij programi do të mundësohet që të rinjtë profesionistë të Kosovës të jenë të barabartë me profesionistët gjerman.

Beqiri: Me elanin për punë mund të bëhet i barabartë me kolegun e tij gjerman

“Ne si institucion i arsimit, jemi të afërt me Gjermaninë… mendojë se është një politikë e suksesshme që na e mundësojnë që punën të cilën e kemi filluar qe shtatë vjet më parë ta realizojmë me një rrafsh institucional. Kjo do të thotë që njeriu të ketë mundësi t’i qaset një programi që në realitet është program shumë i kushtueshëm… dhe vetëm me gatishmërinë që ka, me elanin për punë ta realizojë mundësinë e tij që të jetë i barabartë me kolegun e tij gjerman”, tha Beqiri.

Sipas tij, ndër kushtet janë diplomimi në fushat përkatëse, provimi i gjuhës gjermane dhe provimi shtetëror i licencës.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, theksoi se pasuria më madhe e Kosovës është rinia dhe ky program tregon se perspektiva e programeve të tilla janë e ardhmja, dhe kjo mundësi e krijimit të kuadrove profesionale për tregun gjerman. Ai tha se janë rreth 400 kuadro kosovarë të shëndetësisë të cilët janë të punësuar në vendet ndryshme.

Sadiku tha se kjo ide ka nisur edhe me ambasadën Gjermane, që të bëhet shkëmbime të organizuara të punëtorëve shëndetësorë për tregun gjerman, dhe një pjesë e tyre që do të kthehen do të krijojnë parakushte që të ndryshohet sistemi shëndetësor në Kosovë dhe do të krijohet mundësia e krijimit të një lidhjeje të natyrshme mes Kosovës dhe BE-së.

Sipas tij, ky program dëshmon se në Kosovë ka shkolla që ofrojnë cilësi dhe kapacitetet jo vetëm për tregun kosovar, por edhe atë ndërkombëtar.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, tha se qëllimi i institucioneve të Kosovës është që të punojnë në përgatitje të dokumentacioneve dhe legjislacioneve në mënyrë që profesionistët dhe studentët ta kenë më të lehtë të ndjekin procedurat për në Gjermani.

Përfaqësuesi i WBS Expert Solutions nga Gjermania, Sascha Buchinger tha se ndihet i lumtur që ka filluar bashkëpunimin me “Qeap-Heimerer”, dhe ndihet i lumtur po ashtu se që kanë gjetur kaq shumë përkrahje si nga politika po ashtu edhe interesim të madh nga studentët dhe profesionistët.

Sipas ti, “WBS Expert Solution”, në bashkëpunim me “Qeap-Heimerer”, do të ofrojnë punë legale dhe profesionale për infermierë nga Kosova në Gjermani.

Ndryshe, në këtë promovim kishte interesim për punë jashtëzakonisht nga studentët dhe profesionistët shëndetësorë.

250 infermierë nga Kosova sivjet do të punësohen në Gjermani

Në inaugurimin e Programit Gjermano-Kosovar për Arsim dhe Karrierë, të organizuar nga “Qeap-Heimerer”, u tha se 250 infermierë të rinj nga Kosova kanë të drejtat e barabarta me qytetarët gjermanë për punësim në sektorin e shëndetësisë në Gjermani.

Drejtori i “Qeap-Heimerer”, Petrit Beqiri është i bindur se dy sektorët, arsimi dhe shëndetësia janë dhe do të mbesin ndër sektorët me prioritet për punësimin e kosovarëve profesionistë në Gjermani.

Ai tha se ky grup prej 250 infermierëve nuk është i pari e as i fundit për punësim me kontrata fillestare dy vjeçare.

Këtij punësimi, i është gëzuar edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, i cili tha se është hera e parë që kosovarët nuk po shkojnë si azilantë, por sipas tij, si profesionistë.

Ai tha se është një imazh i mirë për Kosovën. Punësimi ka karakter edhe aftësim profesional për të rinjtë kosovarë, por nevojitet edhe zotërimi i gjuhës gjermane dhe kualifikim shkollor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit