12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Mbi 2 milionë “tapi” turke kanë arritur në kadastrën e Shkupit

Më të lexuarat

Më shumë se 2 milionë “tapija” turke kanë arritur në kadastrën e Shkupit, të cilët dëshmojnë për pronarët e tokës dhe objektet tjera në Maqedoni për periudhën nga viti 1847 deri më vitin 1912.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Agjencisë për Kadastër dhe paluajtshmëri, Slavçe Trpevski.

Sipas tij deri tani janë përkthyer 1100 “tapi turke” që dëshmojnë si fletëposedim të tokës dhe pronarët e vjetër të objekteve para 100 viteve në Maqedoni.

“Ata janë të dhëna historike,të cilët qytetarëve mund t’ju ndihmojnë që t’i përdorin në procedurat e denacionalizimit, poashtu me ata mund të dëshmohet pronësia e caktuar para organeve përgjegjëse.Është e pamundshme që këta tapi të regjistrohen drejtpëdrejtë në sistemin tonë të Kadastrës”-ka deklaruar drejtori, Trpevski.

Ai ka paralajmëruar edhe risi se në muajin prillë të vitit 2015, përmes një sistemi të posaçëm qytetarët përmes internetit mund të nxjerrin fletëposedimin nga shtëpia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit