Mbi 2.000 myslimanë shqiptarë drejt Mekës për Haxh

0
120

Javën e ardhshme, besimtarët myslimanë shqiptarë nisin Haxhin, pelegrinazhin në Mekë për të vizituar Qabenë. Një detyrë fetare kjo për besimtarët myslimanë që mund ta përballojnë udhëtimin dhe fizikisht janë të fortë.

Këtë vit, nga Shqipëria në tokat e shenjta do të udhëtojnë rreth 470 besimtarë, nga Kosova 1.080, ndërsa nga Maqedonia 672, raporton “Anadolu Agency”.

“Numri i besimtarëve këtë vit nga vendet e Ballkanit Perëndimor që do t’i vizitojnë tokat e shenjta për të kryer obligimin e Haxhit është 4.212, ndërsa më së shumti do të udhëtojnë në Arabinë Saudite nga Bosnjë Hercegovina dhe Kosova.

Sipas informacioneve  këtë vit nga Maqedonia në tokat e shenjta do të udhëtojnë 672, nga Shqipëria rreth 470, nga Kosova 1.080, nga Bosnjë dhe Hercegovina 1.680, nga Serbia 235, nga Mali i Zi 60 dhe nga Kroacia 15 besimtarë.

Gjithsej 4.212 persona nga shtatë vendet e Ballkanit Perëndimor do të udhëtojnë në Arabinë Saudite për të kryer kushtin e pestë të Islamit, Haxhin.

Grupi i parë nga Shqipëria pritet që të niset më 7 gusht, nga Kosova 9 gusht dhe nga Maqedonia më 11 gusht”.