15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Mbi 19 të vrarë dhe 50 të plagosur nga shpërthimi në Mançester

Më të lexuarat

Të paktën 19 persona janë vrarë dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim jashtë një sallë koncertesh në Mançester, kanë thënë autoritet britanike, duke thënë se janë duke e trajtuar këtë rast si “incident terrorist”.

“Deri më tani kemi konfirmuar se 19 persona janë të vdekur dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur. Kjo është duke u trajtuar si incident terrorist, derisa policia të mësojë më shumë”, ka thënë policia në Mançester në Twitter.

Shpërthimi ka ndodhur në orët e vona të së hënës, vetëm pak kohë pas koncertit të këngëtares amerikane, Ariana Grande.

Agjencia Retuers ka raportur se dy zyrtarë amerikanë kanë thënë se të dhënat e para flasin se shpërthimi është shkaktuar nga një sulmues vetëvrasës, ndonëse autoritetet në Britani nuk e kanë konfimuar këtë informacion.

Image

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka thënë se autoritetet janë duke punuar për të kuptuar detajet e kësaj ngjarjeje.

“Ne jemi duke punuar për të kuptuar të gjitha detajet e asaj që nga policia po trajtohet si një sulm i tmerrshëm terrorist”, ka thënë May përmes një deklarate për media.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë dëgjuar një “shpërthim të fuqishëm” rreth orës 21:45 të së hënës, teksa njerëzit ishin duke u larguar nga “Manchester Arena”, ku këngëtarja Ariana Grande kishte mbajtur koncert.

Një video e shfaqur nga Sky News tregon se si qindra njerëz largohen nga zona ku a ndodhur shpërthimi, teksa policia dhe makinat e emergjencës kanë arritur në vendngjarje.

Shërbimet në stacionin e trenit Manchester Victoria, që gjendet përfundi arenës, janë anuluar kanë thënë zyrtarët.

Nëse konfirmohet se ky është sulm terrorist, atëherë do të ishte sulmi më vdekjeprurës në Britani, që prej se katër persona nga Britania, përmes sulmeve vetëvrasëse me bomba vranë 52 persona në sistemin e transportit të Londrës më 2005.

Britania është në mesin e fushatës për zgjedhje të përgjithshme që do të mbahen më 8 qershor.

Kryeministrja May ka pezulluar fushatën e Partisë Konservatore dhe sot do të takohet me ekipin e emergjencave të qeverisë, në përgjigje ndaj sulmit.

Manchester Arena, që është hapur më 1995, është arena më e madhe e mbyllur në Evropë dhe ka kapacitet për 21 mijë persona./syri.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit