7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Mbi 1500 persona pësojnë sulm në tru çdo vit në Kosovë

Më të lexuarat

Sëmundja nga aksidenti vaskular trunor ose siç njihet në gjuhën popullore si “pika në tru”, është sëmundja e tretë për nga vdekshmëria si dhe e gjashta për nga barra që e bartë familja dhe shteti.

Në Klinikën e Neurologjisë gjatë vitit 2017, kanë qenë të hospitalizuar mbi 1500 raste të pacientëve me këtë sëmundje. Vdekshmëria arrin deri në 40 për qind e rasteve të prekura nga ky lloj sulmi.

“Në Klinikën e Neurologjisë janë rreth 1500 pacientë që shtrihen gjatë një viti nga kjo sëmundje. Mënyra se si ekzaminohet dhe trajtohet kjo sëmundje nuk i përmbush as kriteret minimale”.

“Nëse analizojmë kushtet e punës në Klinikë, mund të them se ato nuk janë më të mirat, dhe ky është ai segmenti që shteti duhet ta shtrijë dorën për përmirësimin e kushteve’’, tha Shala.

Shala përmend ndër të tjera edhe mungesën e infermierëve në Klinikën e Neurologjisë, e që është një ndër problemet që ata përballen.

Faik Hoti, drejtor i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se janë të vetëdijshëm për sfidat që i ka QKUK-ja, por që potencon faktin se këtë vit kanë filluar me zgjerim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore.

“Për Ministrinë është e rëndësishme që të ketë kushte për punë, dhe ato të jenë optimale. Por, për raste që nuk mund të ketë zgjidhje brenda QKUK-së, ministria e ka programin për trajtimin jashtë (shtetit) për ofrim të shërbimeve, por që i gjithë potenciali është i orientuar që spektri i shërbimeve të zgjerohet dhe tashmë kemi filluar t’i zgjerojmë këto shërbime”, thotë Hoti.

Hoti thotë se tashmë kanë marrë vendim që mbi 100 infermierë dhe teknikë të pranohen vetëm në Qendrën Klinike Universitare, ku të njëjtit do të shpërndahen nëpër klinika, varësisht nga nevoja që kanë ato.

“Gjatë këtyre ditëve sipas informatave që kam, ka përfunduar shpallja e rezultateve për rekrutimin e më se 100 infermierëve dhe teknikëve e të cilët do të punësohen nëpër klinika të ndryshme të QKUK-së, me forcim të kapaciteteve dhe rritjes së vëllimit dhe cilësisë së shërbimeve”, tha Hoti.

Sidoqoftë, Shoqata e Neurologëve të Kosovës dhe Klinika e Neurologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, shprehë nevojën e vetëdijesimit të popullatës, por edhe të personelit mjekësor për masat parandaluese të kësaj sëmundjeje./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit