11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Mbi 1500 emigrantë për një ditë “pushtuan” Preshevën

Më të lexuarat

Në Preshevë dhe Bujanoc ka vërshuar një numër i madh i emigrantëve nga vendet e përfshira në konflikte të Azisë e Afrikës, në rrugëtimin e tyre drejt veriut të Serbisë që vijnë nga Maqedonia.
 
Vetëm ditën e shtunë në Preshevë kanë arritur 1500 emigrantë, ndërsa numri i tyre çdo ditë ndryshon pasi ata vijnë pandërprerë dhe në numër gjithnjë e më të madh, transmeton portali Presheva.
 
Në qendrën e pranimit problem është ushqimi, i cili duhet të arrijë në fillim të javës së ardhshme.
 
Në stacionin e autobusëve në Bujanoc janë disa qindra emigrantë, kryesisht meshkuj, pak femra dhe disa fëmijë.
 
“Endërra ime është Norvegjia, pasi atje mund të gjej qetësinë”, thotë njëri nga udhëtarët.
 
Për murin që Hungari po planifikon ta ndërtojë përgjatë kufirit me Serbinë nuk kanë dëgjuar, por, siç thonë ata, do t’iu shkaktojë problem të madh.
 
Në autobusin që udhëton për Beograd kërkohet bileta më shumë, por edhe vende, me durim dhe nervozë nga ata që, siç thonë, kanë ecur ditë të tëra në këmbë nga Selaniku.
 
“Kështu është çdo ditë. Nuk po mund të kuptohemi”, ka thënë vozitësi i autobusit “Nish Express”, që udhëton për Beograd.
 
Ata që përfitojnë nga këto situata, gjenden në mënyra të ndryshme. Nga shkëmbimi i euros me dinar me një kurs shumë të ulët, e deri tek ata që prej Presheve e deri në Bujanoc emigrantët i transportojnë për 200 euro.
 
Nuk kanë pasur të holla për të shkuar, qajnë se nuk kanë para. Ne i kemi mbledhur dhe i kemi dhënë që vetëm të shkojnë, thotë njëra nga shitëset në Bujanoc.
 
Me kamera termovizive ditë e natë përcillet kufiri me Maqedoninë.
 
“Aktiviteti ynë ka karakter preventiv. Duam që maksimalisht ta mbrojmë kufirin tonë nga emigrimet ilegale” ka thënë Milan Stanojeviq, ndihmës kryeshef i policisë kufitare në Preshevë.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit