13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Mbi 106 të vdekur në ortekun e borës në Afganistan

Më të lexuarat

Më shumë se 106 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në një ortek të borës dhe si pasojë e reshjeve të mëdha të borës në Afganistan.
Në incidentin më vdekjeprurës, 53 persona vdiqën në një fshat në një ortek të borës në provincën lindore të Afganistanit, Nuristan, në kufi me Pakistanin.

Trembëdhjetë persona po ashtu janë vrarë në një ortek të borës në veri të Pakistanit, nëntë nga ta në qytetin Chitral.

Dhjetëra shtëpi janë shkatërruar dhe raportohet se njerëzit kanë vdekur nga të ftohtit e madh, të bllokuar në makina.

Ministri afgan për Fatkeqësi Natyrore, Wais Ahmad Barmak, e ka konfirmuar numrin e të vdekurve për BBC. Ka pasur ortekë të borës edhe në veri të kryeqytetit afgan, Kabul.

“Ortekët e borës i kanë varrosur dy qytete të tera,” ka thënë zëdhënësi i kësaj ministrie, Barg Matal.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit