10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Mbështetja e muslimanëve Arakanë për Osmanlinjtë në dokumentet e arkivit

Më të lexuarat

“Në arkivat osmane kishte shumë dokumente. Emri Mianmar në dokumentet osmane është shkruar ‘Burma‘. Në dokumentin që kam gjetur flitet për vitet 1913 dhe ndihmat për atë periudhë”, thotë Gündüz

ANKARA (AA) – DİLDAR BAYKAN

Shkrimtari hulumtues Arif Emre Gündüz pas deklaratave të presidentit Recep Tayyip Erdoğan se muslimanët e Arakanit në luftërat e Ballkanit janë mobilizuar për ndihmë ndaj Osmanlinjve, ka arritur të gjejë në arkivat osmane dokumentin i cili bën fjalë për ndihmën në fjalë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gündüz, i cili shkruan artikuj në lidhje me kërkimet që zhvillon në arkivat osmane, në një informacion të dhënë për gazetaren e AA-së ka theksuar se ka zhvilluar një punë intensive për të gjetur në arkiva informacionin në fjalë, për të cilën presidenti Erdoğan pak kohë më parë duke tërhequr vëmendjen për persekutimin që përhetojnë muslimanët Arakan deklaroi se gjatë luftërave ballkanike ata kishin orfuar ndihmë për osmanlinjtë.

“Në arkivat osmane kishte shumë dokumente. Emri Mianmar në dokumentet osmane është shkruar ‘Burma‘. Në dokumentin që kam gjetur flitet për vitet 1913 dhe ndihmat për atë periudhë. Ndoshta ka më shumë dokumente por unë aktualisht këtë kam gjetur”, thotë Gündüz i cili ka vënë në dukje se ka gjetur dokumentin i cili përcakton se muslimanët e Arakanit kanë mbledhur ndihma mes tyre dhe u kanë dërguar osmanëve.

Duke njoftuar se dokumenti i përket datës 9 qershor 1913 dhe se mban firmën e Said Halim Pashës, ministrit të jashtëm të asaj kohe, Gündüz tha se “Në dokument shkruan: “Për shkak se në vitin 1913 me shumë mundësi në Shtetin Osman shumë fëmijë kanë mbetur jetimë, dhe shumë gra të veja, muslimanët në Mianmar po mbledhin mes vete para për ndihmë”.

Duke ndarë informacionin në dokument se në atë kohë të gjithë muslimanët në Mianmar i cili ishte një rajon i Indisë koloni e Britanisë së Madhe, vepronin si një popull i vetëm dhe se kishin krijuar një bashkësi të quajtur “Hilal-i Ahmer Xhemijeti (si Gjysmëhëna e Kuqe)”, Gündüz tha më tej:

“Në krye të kësaj bashkësie ndodheshin dy kryetarë Molla Abdurrahman dhe Abdurrahim. Ata kanë dorëzuar në kryekonsullatën Rangoon (Yangon) të Shtetit Osman këstin me vlerë 220 paundë britanikë për jetimët dhe gratë e veja osmane. Ministri Said Halim Pasha i cili ka thënë se këto para janë transferuar në llogarinë e Ministrisë së Financave të Stambollit thekson se ‘Pasi t’i marr këto unë do ti shpenzoj në mënyrë specifike për jetimët dhe të vejat‘”.

Ndërsa në lidhje me vlerën për të cilën mendohet se janë 220 stërlina britanike, Gündüz tha se “kjo vlerë për atë periudhë ishte një shumë e madhe”.

Presidenti Erdoğan në një deklaratë të premten tha se “Muslimanët e Arakanit gjatë luftërave ballkanike në vitin 1912 kanë qenë të mobilizuar edhe njëherë për ne. Vëllezërit tanë Arakanë në një njoftim të dhënë në një gazetë të botuar nga muslimanët e Indisë bënin thirrje për ndihmë për ushtrinë tonë e cila po përjetonte fatkeqësi në Ballkan me këto fjalë: ‘Shumë turq të plagosur janë në nevojë, mos braktisni muslimanët në uri dhe vdekje‘. A e vëreni? Vëllezërit tanë Arakanë të cilët një shekull më parë nuk ua lejonte zemra që ne të braktiseshim në uri dhe vdekje, sot ndodhen në të njëjtën situatë. Duhet të dihet si e tillë që ne nuk mund t’u kthejmë shpinën ashtu sikurse e gjithë bota, ndaj vëllezërve tanë të cilët nëpërmjet rrugëve të ndryshme na kanë dërguar 35 mijë florinj duke i mbledhur mes tyre në ato ditë ku jetonin në vafëri”.

Në sulmet të cilat ushtria e Mianmarit i nisi më 25 gusht në rajonin e Arakanit me arsyetimin e luftës kundër militantëve të armatosur deri më tani kanë humbur jetën një numër i madh i muslimanëve Arakanë. Më shumë se 60 fshatra janë djegur si dhe dhjetëra mijëra muslimanë të Arakanit përpiqen të largohen nga rajoni për shkak se nuk kanë siguri për jetën.

Civilët përpiqen të kalojnë në Bangladesh nëpërmjet rrugës tokësore dhe detare, ku dhe OKB-ja ka njoftuar se mbi 123 mijë muslimanë nga Arakani kanë mbërritur në Bangladesh dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë në pritje në rajonet kufitare.

Për shkak se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjen e organizatave ndërkombëtare në rajon numri i të vrarëve nuk mund të përcaktohet saktësisht. Organizatat e shoqërisë civile kanë deklaruar se ka tejkaluar mbi 1.000 numri i civilëve që kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjera kanë pretenduar se kjo shifër është me mijëra.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit