7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Mbesa e Sadam Huseinit: Familjen tonë e kanë diskriminuar ndërsa Irakun e kanë shkatërruar

Më të lexuarat

Mbesa e ish-presidentit të Irakut Sadam Huseinit, Hareer Husein Kamel në një intervistë për RT është përpjekur të shfajësojë ish-kreun e shtetit iraken, duke thënë se ai nuk është aq fajtor sa ç’e bënë.

Husein Kamel ka shkruar edhe një libër për atë që ka ndodhur në Irak, ku jep versionin e saj të historisë politike të shtetit iraken. Sipas saj, “historia e Irakut është e komplikuar, ndërsa familja e saj është diskriminuar”.

“Zgjodha të shkruaj librin tim për të treguar të vërtetën. Kam shpresë se libri do të kapë rekorde leximi. Vendosa të tregoj historinë e Irakut, e cila është e komplikuar dhe historinë e familjes sime, e cila u diskriminua”, tha ajo.

Sadam Husein ishte drejtues i shtetit të Irakut për 25 vjet. Pas shumë kohe në pushtet, ai u rrëzua më 2003 dhe më anë të një gjyqi special, u ekzekutua. Ai u akuzua për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut gjatë kohës që ka drejtuar vendin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit