Mbërtheçkat, të mbathurat e grisura dhe puthjet që po nxijnë Shqipërinë

0
194

E gjithë vëmendja mbrëmjen e djeshme ra mbi skandalin që përfshiu arsimin.

Pedagogu i Elbasanit që kërkonte raport intim me studenten në këmbim të marrjes së provimeve.

Të themi që tashmë u plotësua ‘turpi’ dhe injoranca e trekëndëshit mbi të cilin mbështetet shteti, Politikë, Drejtësi dhe Arsim.
Të shikosh mbrapa vëren qartë mbërtheckat dhe të mbathurat e grisura të politikës që kërkonin favor seksual në këmbim të një vendi pune.
Të shikosh vitin e shkuar, sheh kërkesat seksuale të gjyqtarëve për të dhënë kujdestarinë e fëmijës. Të shikosh dje, evidenton gjendjen në të cilën ndodhet arsimi nga kërkesa e puthjeve dhe ngacmimeve të profesorëve.

Janë ngjarje të përsëritura vit pas viti, të cilat tregojnë sesi institucionet ku qytetarët e një shteti mbështeten për ndihmë dhe formimin e tyre, vendosin ‘kushte’ antinjerëzore për të kënaqur tekat e personave që kanë në krye.
Të jetojmë në këtë ‘turp institucional’ nuk na shkon për shtat ne si popull, prandaj një sitë e mirë e ‘elitave’ që shfrenojnë dëshirat e tyre do të na hynte në punë.

Do të duhet shumë kohë që në televizione, në vend të ‘lakuriqësisë’ së politikanëve, gjyqtarëve dhe profesorëve, të shohim premtime të mbajtura, vendime guximtare dhe arsimim dinjitoz.