12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Mbahet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Rio 2016

Më të lexuarat

Me ceremoninë e hapjes kanë filluar zyrtarisht Lojërat Olimpike Rio 2016. Në ceremoninë e zhvilluar në stadiumin Maracana pas shfaqjeve u mbajt parada e vendeve pjesëmarrëse në Lojëra Olimpike Rio 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas ekipeve të sportistëve të 206 vendeve, edhe ekipi i refugjatëve dhe të vendit themelues të Olimpiadave Greqisë kanë marrë pjesë në ceremoni duke parakaluar sipas rradhës alfabetike.

Flamurin e Turqisë në ceremoninë e hapjes së Lojëra Olimpike Rio 2016 e ka mbajtur mundësi kombëtar Rıza Kayaalp.

Farërat e hedhura në tubat e vendosura mbi pasqyrat në hapësirë nga sportistët pjesëmarrës në ceremoni kanë kontribuar për formimin e Pyllit të Atletëve ku do të ndodhen 11 mijë pemë me 207 lloje të ndryshme në Rio de Janeiro.

Në ceremoni gjithashtu ka qenë i pranishëm edhe “Ekipi i Sportistëve Olimpikë të Refugjatëve” i cili është formuar për herë të parë në Rio 2016, ndërsa flamurin e ekipit i cili mori një mbështetje të madhe nga tribunat e ka sjellë atletja Rose Nathike Lokonyen. Në paradën parakaluese kanë qenë të pranishëm edhe sportistët e Kosovës dhe të Sudanit të cilët marrin pjesë për herë të parë në Olimpiadë. Duartrokitjet më të mëdha në parakalim i kanë marrë ekipi i Brazilit i cili është edhe vendi organizativ i lojërave.

– Temer nisi zyrtarisht lojërat

Hapja zyrtare e Lojërave Olimpike Rio 2016 është kryer nga Presidenti i përkohshëm i Brazilit Michel Temer. Ndërsa pas paradës së shfaqjeve dhe të paradës Kryetari i Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike Rio, Carlos Nuzman dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) Thomas Bach kanë mbajtur nga një fjalim.

Kryetari i (IOC) Thomas Bach tha se brazilianët duhet të jenë krenarë me qytetin e tyre Rio de Janeiro i cili pret denjësisht olimpiadat.

Ndërsa Zunman duke u shprehur “Mirë se Erdhët në Rio, Mirë se Erdhët në Lojërat Olimpike 2016”, theksoi se Brazili ka pritur njerëzit e të gjitha vendeve duke i bashkuar ato.

Ndërsa më pas Presidenti i përkohshëm i Brazilit Michel Temer njoftoi hapjen zyrtare të lojërave, ndërsa pas fjalimit të tij nisën shfaqet e fishekzjarrëve.

Flamuri i olimpiadës është mbajtur nga futbollistja e njohur e vendit Marta Vieira, Ellen Gracie gruaja e parë e zgjedhur në Gjykatën e Lartë në Brazil, volejbollistët e plazhit Sandra Pires Tavares dhe Emanuel Rego, basketbollisti Oscar Schmidt, atleti Joaquim Cruz, ekspertja e kardiologjisë Rosa Celia Pimentel dhe marinari Torben Grael. Më pas flamuri u ngrit në shtizën e stadiumit Maracana.

– Pishtarin e ndezi nga De Lima

Tradita e ndezjes së pishtarit të olimpiadës nga sportistët në Rio 2016 u prish. Pasi Gustavo Kuerten një prej ish-tenistëve më të mirë të botës ia dorëzoi pishtarin e sjellë në stadium ish-basketbollistes Hortencia Marcari e cila ia dorëzoi ish-atletit Vanderlei Cordeiro De Lima, që kreu ndezjen e pishtarit. Ndërsa futbollisti legjendar braziliani Pele i cili pritej të ndizte pishtarin për shkak të problemeve fizike nuk ka qenë i pranishëm në ceremoni.

Pas ndezjes së pishtarit ceremonia e hapjes e cila zgjati afërsisht për 4 orë përfundoi me shfaqen e fishekzjarrëve. Kjo ceremoni ka patur një interes të lartë ku dhe stadiumi Maracana me kapacitet 78 mijë persona u mbush plot.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit