12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Mavraj: Nder i madh të luaj për Kombëtaren, shembulli im është profeti Muhamed

Më të lexuarat

Mërgim Mavraj është njëri nga mbrojtësit më të mirë që ka Kombëtarja e Shqipërisë.

Djaloshi nga Istogu ka qenë pika kryesore në defensivë tek trajneri Gianni De Biasi por po vazhdon njëjtë edhe me Christian Panuccin.

Mbrojtësi shtatlartë ishte titullar për Shqipërinë edhe në ndeshjen miqësore ndaj Turqisë.

Pas rikthimit në Gjermani, ai ka folur për gazetën ‘Sport Bild’, ku ka deklaruar se nderi i tij më i madh është që luan për Kombëtaren shqiptare.

“Në këndvështrimin sportiv, nderi më i madh për mua është që luaj për Kombëtaren e Shqipërisë”, ka deklaruar Mavraj.

Mërgimi ka folur edhe për ushqimin e tij të preferuar ku përmend qebapët.

“Më pëlqejnë shumë qebapët dhe tani kam gjetur një restorant në Hamburg që i bën shumë të shijshëm”, u shpreh Mavraj.

Krejt në fund, mbrojtësi i Hamburgut ka thënë se ai studion islami dhe idhulli i tij është profeti Muhamed.

“Unë jam duke studiuar islamin dhe mësoj shumë nga tre miqtë e mijë që janë imam në xhamia. Shembulli im është padyshim profeti Muhamed”, ka përfunduar Mavraj.


Mavraj dhe miku i tij më i mirë, Hoxhë Ahmed Kalaja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit