Mattis: Kriza diplomatike nuk ndikon në bashkëpunimin ushtarak SHBA-Turqi

0

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis deklaroi se kriza e vizave mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ndikon në bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve dhe se Uashingtoni vazhdon të punojë ngushtë me Ankaranë, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, aa.

“Turqia prej dhjetëra vitesh është aleatja jonë në NATO dhe vendi i vetëm i NATO-s ku ka luftime aktive. Ne e vazhdojmë bashkëpunimin dhe kontaktin tonë të afërt me Turqinë”, tha Mattis duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në avion teksa shkonte në Florida.

“Turqia është partner i NATO-s dhe ne do të punojmë shumë për të qëndruar së bashku kundër armiqve të përbashkët. Ushtarakisht, ne punojmë shumë mirë së bashku”, theksoi ai.