11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Mashtrimi i konsumatorëve, çmimet ndryshe në rafte nga ato që paguan

Më të lexuarat

Mashtrimet ndaj konsumatorëve nuk kanë të ndalur. Këtë më së miri e faktojnë edhe reagimet e qytetarëve, të cilët shumë shpesh “shpërblehen” me mashtrim nga qendrat e mëdha tregtare.

Lexuesit e syri.netKosova, kohë pas kohe dërgojnë foto në të cilat shihet qartë se çmimi i cili është vendosur në rafte ku edhe ndodhet produkti që konsumatori ka blerë, ka një dallim të madh me atë se sa e paguajnë në arkë. Madje në disa artikuj nuk ka fare çmim, dhe përgjigja e shitësve siç thonë vetë konsumatorët është “Nuk e dijmë, ndoshta ndonjë gabim”. Por gabimet janë të papërmirësueshme dhe nuk po gjejnë një kufij ku të ndalen.

Për mashtrime të tilla, Inspektorati i Tregut që funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, thonë se çdo ditë shqyrton ankesa të tilla që vijnë nga zyra e konsumatorit.

“Inpektorati i Tregut në MTI në vazhdimësi realizon vizita inspektuese te operatorët ekonomikë, ku ndër të tjera bëjnë verifikimin nëse çmimet janë vendosur afër produktit si dhe çmimet a janë në përputhje në raft-arkë”, thuhet në përgjigjet e Zyrës për Informim të MTI’së.

Tutje ata thonë se gjobat e lëshuara për operatorët ekonomikë, gjatë vitit 2018 kanë qenë të natyrës së mashtrimit të konsumatorëve.

“Në rast se vërtetohen ankesat që vijnë nga ana e konsumnatorëvem atëherë shqiptohen edhe gjoba, e që vlera shkon në 1 mijë euro. Kryesisht mashtrimet më të shpeshta që iu bëhen konsumatorit janë: mospërputhjet e çmimeve raft – arkë, mosvendosja e çmimeve në rafte, mos verifikim të peshoreve, mospërputhje e peshës së deklaruar”, thuhet në përgjigjet e Zyrës për Informim të MTI’së.

Në anën tjetër kryetari i organizatës kosovare për mbrojtjen e të drejtave, interesave dhe dinjitetit të konsumatorit “KONSUMATORI”, Selatin Kaçaniku, ka deklaruar se mashtimet po vazhdojnë pa i dhënë llogari askujt.

“Mashtrimet e tilla “kanë avansuar” deri në perfeksion, po aq sa janë disa hapa përpara në krahasim me mekanizmat e mbikqyrjes e inskpektimit të tregut. Në lojën me/për çmime përdoren edhe përbërësit, aditivët, pesha/vëllimi, ambalazhimi, disejni, rifreskimi i datës së skadencës…dhe motivimi i pamjaftueshëm i mekanizmave në aspektin human, material e teknik si dhe mosinteresimi i sistemit të drejtësisë për tu marrë me problemet e konsumit/kauzën/të drejtën e qytetarit konsumator”, ka thënë Kaçaniku.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit