5.5 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Mashtrimet e femrave shqiptare në Facebook: A m’i qon 3 euro në telefon bre!

Më të lexuarat

Shumë njerëz janë bërë pre e mashtrimeve nëpër rrjetet sociale.

Është shumë e lehtë të gjesh disa fotografi të rreme dhe të hapësh një llogari nëpër rrjete sociale me emër e mbiemër të rremë. Raste të tilla kemi dëgjuar shumë herë, shkruan Botapress.

Më e keqja e tyre është që këta përdorues shtiren si dikush tjetër dhe kërkojnë favore të ndryshme nga “shokët” që i shtojnë në rrjetet sociale.

Sadri Morina është njëri nga të personat e shumtë që është bërë pre e mashtrimeve në rrjetet sociale.

“ Sikur edhe të tjerët, kam bukur miq në fcb. Më vjen me sabah oferta për ta pranuar-edhe një më shumë. KALTRINË BEQIRI, vajzë e re me vite, po aq sa vajza ime. e pranoj. Është fytyrë simpatike dhe, gjithnjë sipas pamjes, duket serioze dhe e pjekur. Në foto, pas sa kohësh, ia bëj like! Por, lexoni habinë? Thotë se është duke udhëtuar për Tiranë dhe se i duhet një mbushje, gjithnjë duke kërkuar falje dhe duke ndjerë se po më ngushton.

E dini çka i them ? Rri pa gajle e mos u sekëlldisë se po më ngushton. Madje, pasi qenke kaq ngushtë e kaq e lirë e kaq e ligë e kaq e kaq… edhe po të mbull. po ta bëj blok. Nëse dhe ju miq të mi iu lajmërohet Kaltrinë Beqiri, mos e pranoni është mashtruese, mbase edhe çka tjetër, që sPo mund ta them” kështu ka shkruar në faqen e tij në Facebook, Sadri Morina.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit