16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Masakra më e madhe e ’97, ku vdiqën 24 veta në vetëm dy orë (VIDEO)

Më të lexuarat

Masakra e Levanit konsiderohet si më e madhja që ndodhi gjatë trazirave të vitit 1997 ku në rrethana ende të paqarta u vranë 24 persona gjatë një përplasjeje me armë që zgjati dy orë.

Janë bërë më shumë se 20 vite nga ngjarjet e tmerrshme të vitit 1997, ndërsa kjo masakër do të kujtohet si ngjarja kur u vranë 24 persona në vetëm 6 minuta.

14 prej tyre ishin anëtarë të një prej bandave më të rrezikshme të jugut, të cilët ishin nisur për të zhdukur bandën e Zani Çaushit dhe Komitetet e Shpëtimit, të cilët atë natë kishin vendosur të mblidheshin në Vlorë, shkruan Albeu.com.

Për arsye ende të paqarta dhe pa asnjë arsye, banda përplaset me armë në Levan duke u shkatërruar plotësisht.

Çfarë ndodhi?

Dy ditë para masakrës, në lagjen e romëve në Levan u vranë dy të rinj. Lulëzim Çela dhe Lefter Tushollari u qëlluan në qendër të lagjes, pranë “lokalit të Demos”, në brendësi të një bilardoje.

Sipas të dhënave të policisë, disa persona me maska janë shfaqur në derën e bilardos dhe kanë gjuajtur me breshëri automatikësh mbi dy të rinjtë, duke i lënë të vdekur në vend.

Pas kësaj ngjarjeje burrat dhe djemtë e lagjes me 500 familje rome u armatosën deri në dhëmbë. Armët u siguruan në dy reparte ushtarake, që ndodhen vetëm 1 kilometër larg nga kjo lagje.

Ngjarja e 26 marsit bëri që disa nga fiset rome të evakuonin gratë dhe fëmijët. Më 28 mars lagjja dukej sikur ishte përgatitur për luftë.

Mbrëmjen e asaj dite, arena e luftimeve u bë përsëri lokali i Demos, kryeplakut të lagjes rome. Lokali me pesë dritare qëndron ende në mes të lagjes dhe mban mbi mure edhe shenjat e asaj masakre.

Tani, pas dhjetë vjetësh, disa banorë të lagjes tregojnë se pasditen e datës 28 mars të vitit 1997 një grup me mbi 15 persona të armatosur zbarkoi në fshat me katër automjete. Në një kthinë pak metra larg nga lokali i Demos, ata kanë gjuajtur në drejtime të ndryshme për nga banesat.

Krismat bënë që të gjithë ata që mund të mbanin armë të mblidheshin te sheshi në qendër. Tafil Kazanxhi thotë se edhe sot burrat e lagjes mblidhen me komandë nëse ndiejnë rrezik.

Sipas dëshmitarëve okularë, makinat kanë ndaluar në atë kthesë dhe prej andej ka dalë një person që njihej nga përfaqësuesit e romëve.

Aty janë ulur disa nga armët e romëve dhe përtej dritareve të banesave shumë dyfekë rrinin ngrehur. “Mysafirët” kanë hyrë së bashku me disa romë në brendësi të lokalit të Demos.

Qëndrimi i tyre aty ka qenë miqësor vetëm për 10 minuta dhe më pas është dëgjuar një breshëri automatiku. “Ata kërkuan miqësisht municione. Ishin të dehur dhe si të droguar. Edhe kur ecnin nga makina në drejtim të lokalit të jepnin përshtypjen se diçka nuk shkonte tek ata. Nuk kishin frikë, por seç prisnin. Pinin cigare të shtrenjta dhe ishin të zhvilluar si trupa”.

Përplasja mes vizitorëve që nuk priteshin në lagjen rome me kundërshtarët e tyre ka nisur në lokalin e Demos dhe ka vazhduar në sheshin përpara tij.

Ata kishin kërkuar armë e municione, por kur Demoja, kryeplaku i lagjes, kishte refuzuar, ata e kishin gjuajtur me armë. Me të dëgjuar krismat, romët e tjerë nisën të gjuajnë në drejtim të lokalit, nga dritaret e të cilit kundërpërgjigjeshin edhe mysafirët.

Tre romët e vetëm që gjendeshin në brendësi të lokalit arritën të largoheshin së bashku me Demon e plagosur, nëpërmjet një bunkeri që ndodhej nën lokal, duke lënë të lirë të afërmit e tyre që të gjuanin mbi “mysafirët” e paftuar.

Shkëmbimi i zjarrit ka zgjatur afro 2 orë dhe në përfundim janë numëruar 24 të vdekur, tre prej të cilëve vendas dhe 12 të plagosur.

Në lagjen e romëve u vranë më të fortët e Jugut
Mbrëmjen e 28 majit 1997, kur gjysma e Shqipërisë ishte nën pushtetin e bandave të armatosura dhe gjysma tjetër ndodhej në gjendje shtetrrethimi, në Levan të Fierit, në një territor neutral, ku kishte edhe policë edhe banditë, ndodhi masakra më e madhe e vitit të mbrapshtë. 24 veta u vranë në një lokal të vogël, mes të cilëve edhe dy të mitur, 13 dhe 17 vjeç.

Shumica e atyre që u vranë ishin “personalitete” të botës së krimit. Njerëz me precedentë penalë, që kishin provuar burgjet edhe në kohën e diktaturës.

Ishte një bandë e madhe, ku bënin pjesë fierakë, tepelenas, vlonjatë, beratas, tiranas e shkodranë. Asnjëherë nuk u saktësuan rrethanat e ngjarjes, por autorë të krimit u konsideruan burrat e lagjes, nga të cilët pati edhe tri viktima.

Ata patën fatin e keq, që pranë vendbanimit të tyre ndodhej një nga rezervat më të mëdha të armëve në zonë.

Duke përfituar nga trazirat, ata kishin zbrazur depot e ushtrisë dhe ishin bërë pronarë të një arsenali të lakmueshëm nga çdo bandë kriminale.

Pikërisht për armë u tha se morën rrugën për Levan anëtarët e bandës së Feles, që në pak kohë kishte bërë emër në të gjithë jugun.

TË VRARË
Ferdinand Sali Nanaj (Felja), nga Memaliaj
Adriatik Shehu, nga Memaliaj
Abaz Xhelo Bara, nga Qesarati i Tepelenës
Roland Komira, nga Gjirokastra
Dritan Nanaj, nga Gjirokastra
Luan Bedaj, nga Tepelena
Petrit Madallozi (Titi i Rukies), nga Tepelena
Astrit Duraj, nga Tepelena

Medi Aziz Backa (Buç Backa), nga Zhupani i Fieri
Astrit Selaci (Tit Selaci), nga Fieri
Edmond Pano, nga Fieri

Sokol Muka, nga Vlora
Kastriot Muka, nga Vlora
Petrit Muka, nga Vlora

Islam Kazanxhiu, nga Levani
Memet Selimaj, nga Levani
Fredi Selimaj, nga Levani

Katër persona nuk janë identifikuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit