Masakra e Bihorit në “Natën e Bozhiqëve” viti 1943 (mbi 4.628 banorë shqiptarë janë vrarë)

0

Masakra e Bihorit në Natën e Bozhiqëve të 1943tes. Mbi 4 628 banorë shqiptarë janë vrarë, therur, dhe masakruar në forma të ndryshme forcat serbo-malazeze çetnike të përkrahura me logjistikë dhe me armë nga ushtria italiane në Krahinën e Bihorit në Sanxha më 5 – 6 janar të vitit 1943. U shkatërruan përtokë 82 fshatra. Qindra banorë janë zënë rob (shumica gra e vajza të reja) kurse mbi 15.000 janë detyruar t’i lëshojnë vatrat e tyre për t’u vendosur në vende më të sigurta. Krahina e Bihorit ishte zonë neutrale midis vijës së demarkacionit të Shqipërisë dhe Malit të Zi, e cila mbikëqyrej nga autoritetet civile e ushtarake italiane. Sprovimet e vështira dhe vuajtjet e popullit të Sanxhakut janë përshkallëzuar sidomos në periudhën nga 5 janari deri më 7 shkurt të vitit 1943 kur është kryer gjenocid kryesisht kundër popullsisë së besimit islam të luginës së lumit Lim nga Bijello Polja deri në Foçë. Sipas dëshmive të dokumentuara në këtë periudhë janë masakruan rreth 9200 Sanxhaklinjë. Popullsia e kësaj treve është persekutuar pa dallim gjuhe, përkatësie kombëtare (shqiptarë apo boshnjake). Kjo ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore – luftë e cila për çetnikët kishte edhe karakter “kryqëzate”.
Më pas me direktivat e Drazha Mihajlloviçit, çetnikët filluan të bëjnë inkursione nëpër vise shqiptare duke përfshirë dhe Sanxhakun. Për shkak të këtyre sulmeve çetnike u organizua popullësia shqiptare në Sanxhak nën udhëheqjen e Aqif Blytës një atdhetar shqiptar nga Novi Pazari, dhe popullësia e rrethit të Drenicës e udhëhequr nga Shaban Polluzha, Sulejman Shkoza dhe prijës tjerë, të cilët që nga muaji mars 1943 u gjendën në Sanxhak, duke mbrojtur popullësinë shqiptare dhe muslimane të asaj treve. Ushtarët shqiptarë atje dëshmuan për terror të paparë të çetnikëve. Ata kishin vrarë e masakruar, fëmijë e gra shtatzëna. Mbrojtja e Sanxhakut rezultoi e suksesshme në këtë kohë, dhe popullësia vendëse ndihej e sigurtë vetëm me praninë e luftëtarëve shqiptarë në atë trevë. Mbi njëqind shqiptarë nga Kosova u vranë në mbrojtje të kësaj treve nga çetnikët. Më pas ndërhyn ushtria gjermane me arsyetimin se shqiptarët kanë hyrë në territor gjerman, dhe vendos sërish rendin.
Kryetari i komunitetit mysliman Shqiptar, z. Sherif Langu, në emër të Kryesisë së këshillit të Ylemave, me anën e një telegrami i drejtohet kryetarit të kryqit të kuq ndërkombëtar për trajedinë e popullsisë së pafajshme shqiptare, duke e njoftuar për masakrimin e afro 5000 myslimanëve (shqiparo-boshnjak) në Kahinën e Bihorit.
Forcat jugosllave ripushtuan Sanxhakun me ndihmën e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Shqipërisë gjatë dimrit të viteve 1944-1945. Divizionet V dhe VI të kësaj ushtrie luftuan në Mal të Zi, Sanxhak dhe Bosne.
http://bosnjaci.net/prilog.php?pid=54803
https://sq.wikipedia.org/wiki/Tragjedia_e_Bihorit
https://www.facebook.com/notes/ismet-azizi/masakra-e-bihorit-n%C3%AB-nat%C3%ABn-e-bozhiq%C3%ABve-t%C3%AB-43-t%C3%ABs-i-/10152938580622488/
http://dritarja.net/sanxhaku-boshnjak-a-shqiptar-5-masakra…/
http://www.radiandradi.com/masakra-e-bihorit-fati-i-9200…/…/

Nuk ka komente