9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Mars 2017 – Deficiti i llogarisë rrjedhëse të Turqisë ulet me 666 milionë dollarë

Më të lexuarat

Deficiti i llogarisë rrjedhëse në Turqi ka rënë me 666 milionë dollarë në mars 2017, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, duke u realizuar në 3 miliardë e 57 milionë dollarë…

Deficiti i llogarisë rrjedhëse në Turqi ka rënë me 666 milionë dollarë në mars 2017, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, duke u realizuar në 3 miliardë e 57 milionë dollarë.

Banka Qendrore e Republikës së Turqisë (TCMB) publikoi ditën e enjte të dhënat e bilancit të pagesave për periudhën mars 2017.

Sipas raportit të Bankës Qendrore turke, deficiti 12-mujor i llogarisë rrjedhëse ka rënë në 33 miliardë e 23 milionë dollarë.

Rol efektiv në këtë zhvillim pozitiv për ekonominë turke ka luajtur pakësimi i deficitit të tregtisë së jashtme në tablonë e bilancit të pagesave me 793 milionë dollarë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2016, për t’u fiksuar në 2 miliardë e 844 milionë dollarë.

Nga ana tjetër, gjithnjë sipas Bankës Qendrore të Turqisë, të hyrat neto të siguruara nga bilanci i të ardhurave dytësore në të njëjtën periudhë janë rritur me 124 milionë dollarë duke u realizuar në gjithsej 158 milionë dollarë; kurse të ardhurat neto të siguruara nga bilanci i shërbimeve janë rritur me 41 milionë dollarë duke u realizuar në gjithsej 672 milionë dollarë amerikanë.

Raporti në fjalë thekson gjithashtu se të ardhurat neto të siguruara nga udhëtimet, një nga përbërësit e bilancit të shërbimeve, janë rritur me 28 milionë dollarë në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë dhe kanë arritur në gjithsej 749 milionë dollarë.

Ekonomistët kishin parashikuar më herët që deficiti i llogarisë rrjedhëse për marsin 2017 në Turqi të realizohej në nivelin 3,13 miliardë dollarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit