6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Marrëveshje nderi dhe morali për median sociale

Më të lexuarat

Marrëveshje nderi dhe morali për median sociale

1- Mos përhap lajme, raste, projekte dhe reklama shkollash, të paverifikuara prej teje personalisht, sepse shumë herë ka ndodhur që janë keqpërdorur këto lajmërime dhe janë keqpërdorur ato numra të lajmëruara në ato grupe.

2- Mos dërgo porosi ku tërhjek vërejtjen nga një person, qendër, dyqan, pa e verifikuar ti personalisht gjendjen, përndryshe hesht. Nuk duhet të bartim mbi supet tona gjunahin e atyre letrave të rrejshme ose atyre intrigave.

3- Mos dërgo dhe mos shpërndajë hadithe të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, pa e verifikuar vërtetësinë e atyre haditheve, sepse gënjeshtra në këto raste dmth fitim të zjarrit, Allahu na ruajt! Duhet hulumtuar dhe vërtetuar ato hadithe dhe pasi t’i vërtetojmë se janë të sakta, mund ti përhapim.

4- Mos përhap letra dhe mesazhe kur nënçmohet populli dhe vendi yt, siç janë fjalët: popull i prapambetur, popull i harxhuar, popull i padobishëm, popull që nuk hakmerret, popull që nuk meriton të jetojë, etj, sepse unë edhe ti edhe ai tjetri e përbëjmë popullin, andaj kur shajmë popullin e shajmë veten tonë. E nëse ne nuk e nderojmë veten, mos prit prej tjerëve të na nderojnë.

5- Mos përgojo një popull të tërë, një fis të tërë, një krahinë të tërë, një ekip të tërë, sepse fiton mëkatin e përgjithshëm të përgojimit të tyre. Pastaj ky përçmim i tyre shkakton shtresim të ndjenjave negative dhe urrejtje e zili mes tyre dhe mes teje.

6- Mos dërgo videoklipe të njerëzve të dehur, të droguar, tallës, duke u mbuluar me petkun e argëtimit dhe barsoletave, sepse kështu i bëjmë të njohur dhe të pranuar te masa rinore dhe adoleshente, e të mos flasim për fëmijët. Domethënë aprovohen mëkatet e mëdha në heshtje dhe bëhen të zakonshme për sytë dhe veshët e tyre.

7- Mos përhap lajme sa do që janë të sakta por që shkaktojnë llahtari dhe shqetësim të madh, sepse me këtë krijon panik në rruzullin tokësor.

8- Mos dërgo foto ose video me gra të ç’veshura dhe lakuriqe, sepse do marrësh mëkatin e të gjithë atyre qe i shikojnë ato foto dhe video. “Edhe dëgjimi, shikimi e zemra, të gjithë këto do të japin llogari për atë që veprojnë”. (El-Isra: 36)

9- Mos përhap mendime shkatërruese, liberale ose ekstreme, mendime që thërrasin në devijim moral, shthurje morale, nihilizëm e hedonizëm; mendime që thërrasin në dhunë, urrejtje, luftë, konflikt, sepse muslimanët janë një Umet, kujdesen për njëri tjetrin dhe duhet të jenë ata që ofrojnë paqe dhe mirëkuptim në botë. “Musliman është ai që nga dora dje gjuha e tij janë rehat muslimanët”. Buhariu

10- Mos përhap ofendime, sharje ose fjalë që nuk i takojnë kodeksit moral të muslimanit.Për në fund: Mendo shumë rreth asaj që poston, mjafton një letër në javë e postuar, por pas një analize të thellë të asaj që ke postuar, të mjafton më shumë se dërgimi i qindra dhe mijëra letrave pa përmbajtje dhe të harxhohet koha dhe ymri kot në to. Postimi nuk duhet të jetë për dëfrim e argëtim, por duhet të jetë mjet i përhapjes së dijes fetare, përfitimeve akademike dhe informatave të sakta.Allahu, subhanehu ve teala, thotë:قال تعالى: { إِنَّا نَحْنُ نُحْيِي الْمَوْتَىٰ وَنَكْتُبُ مَا قَدَّمُوا وَآثَارَهُمْ وَكُلَّ شَيْءٍ أَحْصَيْنَاهُ فِي إِمَامٍ مُّبِينٍ} يس “Ne i ringjallim të vdekurit dhe i regjistrojmë gjërat që kanë ofruar edhe gjurmët që kanë lënë. Çdo gjë kemi regjistruar në Librin e Qartë”. (Jasin: 12).Lajmi i keq le të ndalet te ti dhe mos e përhap deri sa të vdes tërësisht!�O Allah! Na bë çelës i të mirave dhe dry i të këqijave!Lavdi dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin, familljen dhe shokët e Tij! Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të botëve!

Përshtati: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit