15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Marrëveshja e Vatikanit me Serbinë për mbrojtjen dhe mbështetjen e katolikëve!

Më të lexuarat

Në datën 24 Qershor të vitit 1914, vetëm 5 dite para se serbet të vrisnin në pabesi princin e Austrisë në Sarajevë të Bosnjës, u nënshkrua një marrëveshje e fshehte midis Vatikanit dhe Serbisë e cila garantonte se Serbia do të mbronte e mbështeste të gjithë katoliket qe jetonin nen territorin e Serbisë. Këtë marrëveshje mes Serbisë dhe Vatikanit e kishte arritur kardinali jezuit, pro serb, Eugeno Pacell që më vone u zgjodhe ne krye te Vatikanit dhe mori emrin Pope Piux XII. Ky është “Papa i Hitlerit”, kështu njihet ne histori dhe kjo nofkë i është vënë nga historianët që kanë rënë në kontakt me dhjetëra dokumente që vërtetojnë se Papa Piux XII ishte një mik i Hitlerit dhe simpatizant i Nazizmit. Nga kjo marrëveshje e arritur mes Vatikanit dhe Serbisë, ju hoqën të gjitha të drejtat Austro-Hungarisë që të vazhdonte e mbronte të drejtat e katolikeve ne Ballkan. Ky qëndrim i Vatikanit e revoltoj pa masë popullin austriak që e kundërshtoi me forcë këtë marrëveshje dhe nga ky kundërshtim erdhi edhe vrasja në pabesi e Princit te Kurorës Mbretërore Austriake që e shpuri botën drejtë luftës së parë botërore.

Me poshtë po bëjë një përmbledhje të shkurtër vetëm nga një faqe e vetme e kësaj marrëveshje ku del qartë se Arqibishopi Jezuit i Beligradit dhe Bishopi Jezuit i Shkupit janë liderët e të gjithë klerikëve katolikë që praktikojnë besimin e tyre në territorin e Serbisë. Si mbas tekstit të kësaj marrëveshje, ata betohen se do ti qëndrojnë besnik Mbretërisë Serbe dhe nuk do te bëjnë asnjë aktivitet të kundërligjshëm që bie ndesh me ligjet e Serbisë. Ne çdo emërim të ri klerikësh, Arqibishopi dhe Bishopi duhet teë sinjalizojnë shtetin Serb për bindjet politike të klerikut të ri të zgjedhur rishtas në këtë detyrë. Edhe Mbretëria Serbe ka premtuar se do ti mbështesë në aktivitetin e tyre duke ju afruar klerikëve një rrogë të majme prej 12000 dinarësh dhe ndihma të tjera të vlerësuara deri ne 4000 dinarë. Gjithashtu Serbia do t’ju afronte këtyre klerikëve një pension të përhershëm si gjithë nëpunësit e tjerë të Serbisë dhe do të njihte titujt e tyre. Pushteti i plotfuqishëm i Arqibishopit të Beligradit dhe Bishoipit të Shkupit, do të shtrihej në të gjitha territoret serbe që kanë qenë para traktatit të Londrës, të] Bukureshtit dhe sigurisht të gjitha territoreve të reja që mund ti bashkëngjiteshin me vone Serbisë. Si mbas kësaj marrëveshje të gjithë klerikët jezuitë do të kenë një liri veprimi dhe predikimi në të gjitha dioqezat e tyre, etj…!
Ja pra ku është edhe marrëveshja e Vatikanit me Serbinë që merrte në mbrojtje të gjithë katolikët shqiptare që jetonin nën territorin e Serbisë dhe kjo marrëveshje është akoma ne fuqi, prandaj ne vitin 1999 kur me miliona shqiptare muslimane te Kosovës u dëbuan me dhune nga Kosova, asnjë katolik shqiptare nuk u dëbua ose persekutua nga Serbët.

Gëzim Selmani

http://skepticism.org/timeline/june-history/6538-serbian-officials-meet-vatican-state-secretary-sign-concordat.html

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit