13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Marrëdhëniet seksuale në Xhenet – Kliko dhe Lexoje

Më të lexuarat

Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: Hadil-Aruah ila Bilad-il-Afrah, fq. 194-196

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Është përmendur se:

”I është thënë: ”O i dërguari i Allahut! A do të kemi marrëdhënie me gratë tona në Xhenet siç kemi marrëdhënie me to në këtë jetë?” Ai tha: ”Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Muhammedit! Një burrë do të ketë marrëdhënie me njëqind virgjëresha në një mëngjes.”

Zinxhiri i transmetimit është autentik.

Po ashtu është transmetuar me zinxhirë autentik:

”Në Xhenet, besimtari ka një tendë e cila është nga margaritari i zgarvët. Gjerësia e saj është 60 milje1. Në të ka gra me të cilat besimtari ka marrëdhënie seksuale, ndërsa ato nuk e shohin njëra-tjetrën.”

E njëjta gjë vlenë me hadithin nga Enesi:

”Besimtarit do ti ipet aq dhe aq forcë për marrëdhënie seksuale.”

Tirmidhi e deklaroi hadithin të jetë autentik.

Ibn Uehb ka thënë: Amr bin el-Harith më informoi, nga Darraxh, nga Ebu Huxhejreh, nga Ebu Hurejra salAllahu alejhi ue selem i cili e pyeti të dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem:

”O i Dërguari i Allahut, a do të kemi marrëdhënie seksuale në Xhenet?” Ai tha: ”Po, unë betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Do të ketë marrëdhënie pas marrëdhënies. Kur ai ngritet prej saj, ajo bëhet e virgjër përsëri.”

Taberani ka thënë: Abdan bin Ahmed na ka treguar: Abdurr-Rrahman el-Jarki na ka treguar: Amr bin Ebi Seleme na ka treguar: Sadakah na ka treguar, nga Hashim bin Zejd, nga Sulejm bin Ebi Jahja i cili kishte dëgjuar Ebu Umameh duke treguar se i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ishte pyetur:

”A do të kenë banorët e Xhenetit marrëdhënie seksuale?” Ai tha: ”Pa u mërzitur nga ajo dhe me kënaqësi të pandërprerë.”

Allahu Azze ue Xhel ka thënë:

“Ata të Xhenetit tash janë të angazhuar me kënaqësi.” 2

Ikrimeh ka thënë: ”Do të thotë se ata marrin virgjinitetin e virgjëreshave.”

Abdullah bin Mesudi ka thënë: ”Do të thotë se ata marrin virgjinitetin e virgjëreshave.”

Al-Euzai ka thënë: ”Do të thotë se ata marrin virgjinitetin e virgjëreshave.”

”Kjo është, ata e marrin shërbëtoret pafajësinë.”

Mukatil ka thënë: ”Ata do të marrin virgjinitetin e virgjëreshave dhe do ti harrojnë banorët e Xhenemit. Ata as nuk do të mendojnë për ta e as që do të brengosen për ta.”

Ibn Abasi ka thënë: ”Do të thotë se ata marrin virgjinitetin e virgjëreshave.”

Seid bin Xhubejr ka thënë:

”Epshi i burrit do të vrumbullojë në trupin e tij shtatëdhjetë vite. Ai do të përjetojë orgazmë pa përjetuar ndonjë lodhje. Pastaj, ata nuk do të kenë nevojë që të pastrohen. Ata as nuk do të ndien lodhje e as dobësi. Marrëdhënia e tyre është marrdhënie ëmbëlsie dhe kënaqësi pa asnjë pasojë negative.”

Atyre që u ipet dhurata më e përsosur në Xhenet janë ata që largoheshin më së shumti nga gjërat e ndaluara në këtë jetë sikurse person që pi alkool në këtë jetë nuk do ta pijë atë në jetën tjetër, burri që vesh mëndafsh në këtë jetë nuk do ta vesh atë në jetën tjetër dhe personi që ha nga pjata e arit dhe e argjendit nuk do ta bëjë atë në jetën tjetër. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Mos hani e pini nga enët e arit dhe të argjendit. Ato i përkasin atyre (kufarëve) në këtë jetë dhe ato iu përkasin juve në jetën tjetër.”

Ai që shfrytëzon kënaqësitë dhe dëshirat e veta në këtë jetë, do ti humbet ato në jetën e përtejme. Allahu Subhaneh dënoi ata që shfrytëzon kënaqësitë e tyre në këtë jetë. Si rezultat, sahabët dhe ata që i pasuan ata frikësoheshin tmerrësisht nga kjo. Imam Ahmedi transmeton nga Xhabir bin Abdil-lah i cili tregoi se Umeri e pa atë me mish të cilin ia kishte blerë familjes së tij për një dirhem. Umeri i tha atij: ”Çfarë është kjo?” Ai tha: ”Mish të cilin e kam blerë për familjen time për një dirhem.” Pastaj ai tha: ”A duhet të bleni sa herë që doni diçka? A nuk ke dëgjuar fjalët e Allahut Te ala:

“E në ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thonë): ”Ju i shfrytëzuat të mirat në jetën e Dunjasë dhe i përjetuat ato.” 3

_________________________________________
1 Një milje arabe korrespondon 1609 metra. Prandaj 60 milje arabe janë 96540 metra, 96.54 km.

2 36:55

3 46:20

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit