6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Marrëdhëniet ekonomike Turqi-SHBA nën hijen e pezullimit të vizave

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Bahattin Gönültaş

Pezullimi i procedurave të vizave mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka sjellë në rend të ditës marrëdhëniet ekonomike mes dy shteteve, të cilat ngërthejnë vëllim tregtar të jashtëm prej 17.5 miliardë dollarësh.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Anadolu Agency (AA), eksporti i Turqisë për në SHBA në periudhën nga muaji janar deri në muajin gusht këtë vit është rritur për 33 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, gjegjësisht nga rreth 4.3 miliardë dollarë është rrritur në rreth 5.8 miliardë dollarë.

Gjatë periudhës në fjalë, importi i Turqisë nga SHBA-të ishte 7.95 miliardë dollarë, duke mos shënuar ndryshim.

Vëllimi tregtar mes Turqisë dhe SHBA-ve, i cili kishte rënë në 12 miliardë dollarë gajtë krizës financiare globale, ishte rritur në 20.6 miliardë dollarë në vitin 2011.

Ndërkaq, vëllimi mes dy vendeve ra në rreth 17.5 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Afaristët turq theksojnë se pezullimi i vizave mes Turqisë dhe SHBA-ve do të dëmtojë marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat bazohen në themele tregtare, politike dhe ushtarake, duke pritur që problemet të zgjidhen në atë mënyrë e cila minimozon dëmin në marrëdhëniet ekonomike.

Kamil Ekim Alptekin, kryetari i Këshillit Afarist Turqi-SHBA pranë Bordit të Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike (DEIK), për AA tha se dy shtetet kanë nevojë për njëra-tjetrën ekonomikisht dhe politikisht.

“Ne kërkojmë që problemet të zgjidhen në atë mënyrë në të cilën nuk do të ndikohen marrëdhëniet ekonomike, megjithatë, dua të potencoj se asnjë shtet nuk bën kompromis kur bëhet fjalë për sigurinë kombëtare”, tha Alptekin.

Nga ana tjetër, kryetari i Shoqatës së Afaristëve Turko-Amerikane (TABA), Ali Osman Akat, thotë se Turqia dhe SHBA-të kanë bashkëpunime të panumërta.

Sipas tij, marrëdhëniet mes dy shteteve janë historike dhe mbështeten në themele tregtare, politike, ushtarake dhe tregtare.

“Ne mendojmë se pezullimi i procedurave të vizave në misionet diplomatike të SHBA-ve në Turqi për shtetasit turq jomigrantë do të dëmtojë marrëdhëniet e thella mes dy shteteve”, vlerëson Akat.

“Pezullimi i vizave në afat të pacaktuar do të godasë fuqishëm edhe tregtinë mes dy vendeve. Ne, që punojmë për t’i zhvilluar marrëdhëniet ekonomike mes Turqisë dhe SHBA-ve, urojmë që të hiqet dorë nga ky vendim”, tha ai.

Ndryshe, pasi SHBA-të pezulluan procedurat për viza në përfaqësitë diplomatike amerikane në Turqi për shtetasit turq që nuk janë migrantë, edhe Ambasada e Turqisë në Washington dje njoftoi se ka pezulluar procedurat e vizave për shtetasit amerikanë në të gjitha misionet diplomatike në SHBA.

Pezullimi i vizave nga SHBA-të erdhi pasi autoritetet turke me herët shqiptuan masë arresti me paraburgim për Metin Topuz, punonjës i Konsullatës së Përgjithshme të SHBA-ve në Stamboll për lidhje me organizatën terroriste FETO.

Paraburgimi për punonjësin e konsullatës u caktua në kuadër të hetimeve ndaj FETO-s, pasi për të dyshuarin ishte zbuluar se ka pasur kontakte me disa të dyshuar të FETO-s, përfshirë edhe ish-prokurorin e arratisur të FETO-s, Zekeriya Öz, dhe ish-drejtorët policorë Yakup Saygılı, Nazmi Ardıç, Mahir Çakallı dhe Mehmet Akif Üner, ndaj të cilëve është hapur procedim gjyqësor.

Topuz akuzohet për “përpjekje për të përmbysur rendin kushtetues”, “spiunazh” dhe “përpjekje për ta përmbysur qeverinë e Turqisë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit