6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Maroku dhe Tunizia sigurojnë biletat për Botërorin 2018

Më të lexuarat

 – Pasi i përfunduan kualifikimet si liderë në grupet e tyre, kombëtaret e futbollit të Tunizisë dhe Marokut u plasuan në Kampionatin Botëror, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Rusi, raporton Anadolu Agency (AA).

Maroku në grupin “C” mati forcat me kombëtaren e Bregut të Fildishtë, dhe me golat e Nabil Dirara dhe Medhi Benatie shënoi fitore me rezultat 2 me 0. Duke përfunduar kualifikimet si lider i grupit me 12 pikë, Maroku për herë të pestë në histori është kualifikuar në Botëror, ndërsa për herë të parë pas Kampionatit Botëror në Francë të vitit 1998.

Biletën për Kampionatin në Rusi e siguroi edhe kombëtarja e Tunizisë, e cila luajti në grupin “A” me Libinë. Ndonëse ndeshja përfundoi pa gola, një pikë mjaftonte që Tunizia kualifikimet t’i përfundojë si kryesuese në grup dhe të bëhet pjesë e Kampionatit Botëror për herë të parë pas vitit 2006.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit