4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Marko Gjuriq merr leje që të vijë në Kosovë

Më të lexuarat

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq pritet të vijë të shtunën në Kosovë, por me leje të institucioneve të vendit.

Kështu bëri të ditur këshilltari i zëvendëskryeministrit njëherësh ministritë të Punëve të Jashtme (MPJ) Behgjt Pacolli, Jetlir Zymberaj.

Zyberaj tha se kërkesa i është aprovuar në frymën e paqes dhe mirëkuptimit me rastin e festës së Pashkëve ortodokse.

“Po, kërkesa i është aprovuar në frymën e paqes dhe mirëkuptimit me rastin e festës së pashkëve ortodokse. Pa marrë parasysh që është zyrtar, ai sikurse secili pelegrin tjetër e gëzon të drejtën që të lutet në cilëndo kishë që ai dëshiron”, theksoi Zyberaj.

Ai tha se Gjuriq do t’i respektoj rregullat ngase është përballur dhe është njohur me realitetin e ri në Kosovë.

“Me këtë realitet është njohur secili zyrtar i shtetit serb”, potencoi Zyberaj për Telegrafin.

Ndryshe, Gjuriq hyri në Kosovë më 26 mars, pa lejen e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ).

Ai u arrestua në veri të Mitrovicës nga forcat speciale të Policisë së Kosovës ku më pas u transferua në Prishtinë, nga ku u mor në pyetje dhe u dëbua për në Serbi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit