21.7 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Maradona zyrtarisht prezantohet tek klubi arab Al-Fujairah

Më të lexuarat

Maradona në konferencën e sotme për media konfirmoi se ka nënshkruar kontratë një vjeçare me krerët e Fujairaha dhe se do të angazhohet që të sjell klubin nga Divisioni i parë në Premier ligën elitare të Emirateve

UAE (AA) – Asi i famshëm i futbollit Diego Armando Maradona sot edhe zyrtarisht është prezantuar si shefi i ri i stafit teknik të ekipit Al-Fujariah, i cili garon në ligën e dytë të Emirateve të Bashkuara Arabe, raporton Anadolu Agency (AA).

Maradona në konferencën e sotme për media konfirmoi se ka nënshkruar kontratë një vjeçare me krerët e Fujairaha dhe se do të angazhohet që të sjell klubin nga Divisioni i parë në Premier ligën elitare të Emirateve.

Dikur golashënuesi i Barcelonës, Napolit dhe Boca Juniors, Maradona në karrierën si trajner ka udhëhequr përfaqësuesen e Argjentinës, ndërsa punën e fundit si trajner e ka pasur në vitin 2011 edhe atë po në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku udhëhoqi ekipin Al-Wasl.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit