8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Maqedonia, udhëkryqi fatkeq për të mbeturit pa atdhe

Më të lexuarat

Analizë, Almakos

Siç duket ne e jetojmë epokën e dyndjes së madhe të popujve të mbetur pa atdhe. Kështu që jemi dëshmitarë të lumit të madh të refugjatëve i cili derdhet edhe nëpër këtë Ballkan si edhe nëpër këtë Maqedoni, e cila qëmoti ka halle me vetveten dhe është shndërruar në kënetë mosmarrëveshjesh politike.

Dhe përderisa Maqedonia bënë çmos që krizën me refugjatëve ta (keq)përdorë për t’ia shtuar vetvetes peshën ‘strategjike’, mediat e huaja raportojnë për vuajtjet e refugjatëve në kufirin greko-maqedonas.

Ndër të tjerat edhe Gazeta gjermane “Bild”, përcjellë vlerësimet e disa organizatave humanitare që merren me refugjatët, të  cilat pohojnë se është shtuar keqtrajtimi i emigrantëve në vijën kufitare mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Në ndërkohë  “EuroAtiv” shkruan se Qeveria e Maqedonisë u ka kërkuar shteteve të BE-së municion gome, duke filluar nga pistoletat, shok-bombat e deri te granatat e gomës, si dhe pajisje akustike për shpërndarjen e turmës, megafona, pistoleta elektro-shok, disa lloje të gazeve lotsjellëse, mbrojtëse, jelekë antiplumb, mbrojtëse për këmbët duart, pajisje kundër zjarrit…

Pra Maqedonia bëhet gati për “betejën” që do duhet ta zhvillojë me refugjatët e mjerë që ia kanë mësy kufirit të këtij vendi, por askush nuk tregon se me çka dhe kush do i mbrojë këta mjeranë nga policët e armatosur.

Po ne e jetojmë epokën e dyndjeve të mëdha të popujve që kanë lindur nëpër shtete ku nuk mund të jetohet. Dhe në këtë rrugë nga janë nisur fatkeqët në kërkim të fatit të vet, Maqedonia gjithnjë e më shumë i ngjanë udhëkryqit të tmerrshëm të cilin doemos duhet kaluar!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit