9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Maqedonia ka zbuluar një minierë ari

Më të lexuarat

Enti gjeologjik i Maqedonisë ka konfirmuar vlerësimet e mëhershme për rezervat e minierës së arit e të bakrit në komunën Bosilovo.

Ky ent ka kryer revidimin e studimit gjeologjik në lokacionet tek Ilovica dhe Shtuka në komunën Bosilovo ku duhet të hapet një minierë e re bakri e ari dhe ka konfirmuar vlerësimet e mëhershme të rezervave të këtyre minierave.

 

Sipas studimit në këtë vend zbulim ka 237 milionë tonë resurse dhe rezerva nga 225 milionë tonë xehe nga të cilat, sipas vlerësimeve, mund të nxirren rreth 70 tonë ar dhe 410 mijë tonë bakër, transmeton portali maqedonas Ekonomik, përcjell.

 

Eksploatimi i vend zbulimit është paraparë të bëhet për 23 vjet. Për zhvillimin dhe ndërtimin e minierës nevojiten 500 milionë dollarë e është planifikuar të punësohen rreth 400 veta. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit