7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Maqedonia ka larguar një vullnetar çek që i ka ndihmuar refugjatëve duke dyshuar për “radikalizëm islamik”?!

Më të lexuarat

A është e vërtet se Maqedonia ka larguar një vullnetar çek që i ka ndihmuar refugjatëve nën dyshimet se është spiun ose radikal islamik?

Ky informacion është publikuar në profilin e Facebook të Miliana Lenak e cila ka shënuar:

“ Rihard Soucek, një vullnetar nga Cekia kaloi dy muaj e gjysmë në Maqedoni duke punuar 18 orë në ditë, investuar para të tij për t`i ndihmuar refugjatëve.

Policia maqedonase duke mos pasur mundësi për të kuptuar se motivet e tij janë humanitare, ka dyshuar se është spiun çek ose radikal islamik.

Duke mos pasur dëshmi për këtë gjë, me pesë shtator policia e ka larguar nga Maqedonia me arsyetimin se nuk ka pasur kartelë vullnetarësh për identifikim, që ka nënkuptuar se hyrja e tij në kampin e refugjatëve ka qenë jo legale.

Hyrja e tij aty, atë ditë, si dhe ditët tjera paraprake, është lejuar nga policia përmes pasaportës së tij.

Ai është dërguar me polici deri te kufiri grek dhe iu është ndaluar hyrje në Maqedoni për pesë vitet e ardhshme. Në këtë mënyrë Maqedonia iu falënderua njeriut, i cili me vetiniciativë, bëri shumë më shumë sesa vet shteti për t`i ndihmuar refugjatëve”.

Plusinfo kërkoi përgjigje nga MPB nëse ky informacion është i saktë. Prej aty premtuan se do të japin përgjigje më vonë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit