15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Maqedoni,18.500 fëmijë nuk shkojnë në shkollë

Më të lexuarat

Në Maqedoni ka gjithsej 18.500 nxënës të cilët nuk shkojnë në shkollë, pohojnë nga ambasada e parë për fëmijë “Megjashi”.

Siç shkruan DW, këtë shifër nuk e kanë mohuar aspak nga ministria përkatëse, por theksohet se ministrat e deritanishëm shpeshherë kishin deklaruar se 5 për qind e popullatës që shkollohet është e paevidentuar.

Sipas kalkulimit të “Megjashi” në Maqedoni ka gjithsej 18.500 fëmijë të cilët nuk shkojnë në shkollë që konsideorhet një numër shumë i madh në një shtet që pretendon se ka nivel më të lartë të arsimit.

Duke i pasur parasysh kampanjat e qeverisë për arsimim të popullatës, theksohet se shumica e nxënësve të paarsimuar janë të etnitetit romë, por ka edhe maqeodnas, serbë, shqiptarë etj.

Këta fëmijë keqpërdoren duke i trajtuar si punë krahu që në moshë të re, sidomos në bujqësi, blegtor, të lënë në rrugë si lypës etj. Por, kjo dukuri dhe ky numër kaq i madh i fëmijëve që janë të paarsimuar prodhon një situatë krejtësisht tjetër e cila pastaj nënkupton analfabetiozëm, varfëri dhe keqpërdorim i punës së tyre./zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit