MAQEDONI – SHTYHET REGJISTRIMI I POPULLSISË

0
48

Maqedonia procesin e regjistrimit të popullsisë nuk do ta realizojë as gjatë këtij viti. Jo vetëm për shkakun se kjo temë as që është diskutuar me partnerët e koalicionit qeverisës, por edhe për faktin se nuk është gati as ligji përkatës.

Frika nga manipulimet, apo rezultatet që do të ndryshonin ekuilibrat etnikë në favor të shqiptarëve renditen si disa prej arsyeve që procesi i regjistrimit është shtyrë për t’u realizuar pa asnjë lloj afati.

Në shtatë vitet e fundit, numri i maqedonasve është ulur për 13 mijë persona, kurse ai i shqiptarëve është rritur për 13 mijë.

Qeveria maqedonase pohon se që pas anulimit të regjistrimit, vjeshtën e kaluar, kjo temë as që është hapur mes dy parterëve, kështu që edhe nuk mund të pritet që gjatë këtij viti të zhvillohet një proces i tillë.

Qëndrimi i partisë shqiptare në pushtet, BDI, është se regjistrimi do të kryhet, por kur të krijohen kushtet për një gjë të tillë. Ata janë të mendimit se rëndësia e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni shkon përtej një operacioni statistikor, kështu që çdo regjistrim në të ardhmen do të duhet të realizohet vetëm pas arritjes së një konsensusi etnik dhe politik për procesin bashkë me reformën e tërësishme të entit.kohaislame