Maqedoni: Më vitin 2030 shqiptarët do të jenë shumicë

0
54

 

E përdtishmja në gjuhën maqedonase Dnevnik, publikon disa të dhëna në bazë të studimeve të bëra nga Enti Shtetërorë i Statistikave, ku mësohet se në Maqedoni numri i banorëve do të jetë më i madh për 103660 banorë, ndërsa do të bie numri i maqedonasve deri në vitin 2030 do të bie edhe atë për 32 mijë banorë.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga publikimi “Lëvizja natyrore e popullsisë në vitin 2010″.
Sipas të dhënave të ESHS-së, popullata me rritje më të madhe të popullsisë janë shqiptarët, romët dhe turqi, ndërsa rritje negative të popullsisë në Maqedoni ka te popullata maqedonase dhe serbe.
Nga analizat e bëra mësohet se në Maqedoni në vitin 2030 parashihet të ketë 96300 shqiptarë më shumë sesa në vitin 2010, kurse në periudhë prej 20 vjet do të rritet numri i romëve për 26980 dhe ai i turqëve për 12600. Popullata serbe në vend do të mbetet me gjithsej 6360 banorë.
Rënie drastike të popullsisë maqedonase ka në Prilep dhe Manastir, kurse rënie më të ulët ka në Shkup, Tetovë, Veles, Gostivar, Kumanovë, Ohër etj.
Rritje të popullatës maqedonase ka vetëm në Strumicë dhe Strugë./albtime/kohaislame