7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Maqedoni: lypen para në rrugë për “Jetimët e Ballkanit”, denoncohet mashtrimi në emër të shoqatës bamirëse

Më të lexuarat

Nga Mensur Krasniqi

“Jetimët e Ballkanit” është ndër shoqatat më të njohura bamirëse e cila operon kryesisht në Kosovë. Ajo, veç ndihmave të shumta, me fonde të mbledhura nga kontribuues vullnetarë, arrin deri në ndërtim shtëpish për të pamundurit dhe të vobektit.

Por siç ka bamirës, ka dhe plot mashtrues. Së paku duke iu referuar denoncimit të një vajze paraqitur në njërën nga faqet më të klikuara të Shkupit, Duam Çair të Pastërt. Sipas saj, në Shkup eTetovë, po shfaqen çupërlina nëpër rrugë të cilat lypin të holla në rrugë nën emrin e shoqatës në fjalë.

“Mashtruese në emër të “Jetimat e Ballkanit” shfaqen në Çair por edhe në Tetovë! Në Çair po operojnë ca vajza të moshës përafërsisht 20 vjeçare të cilat kërkojnë para në emër të SHH “Jetimat e Ballkanit” të cilat bartin edhe bexha mashtrues në qafë me brendin e “Jetimat e Ballkanit”! Nëse i shihni, ju lutemi paraqiteni në polici, ngase këto vajza janë mashtruese, hajdute, asgjë tjetër”, ka shkruar ajo.

Pas këtij informacioni, tesheshi.com ka kontaktuar kryetarin e shoqatës “Jetimët e Ballkanit”, Halil Kastratin. Sipas tij, shoqata me të cilën ai vepron asnjëherë nuk ka praktikuar metodën e daljes në rrugë dhe sheshe për mbledhje fondesh në financimin e veprimtarisë së tyre humanitare.

“Shoqata bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’ informon opinionin e gjërë në Maqedoni që mos të bien pre e disa personave të cilët kërkojnë para në emër të shoqatës. Shoqata jonë, qysh nga themelimi i saj e deri më sot, asnjëherë nuk ka nxjerr aktivist apo aktiviste nëpër rrugë e sheshe që të kërkojnë lëmoshë apo të mbledhin para. Ju lutemi, nëse hasni në persona që ju kërkojë ndihmë në emër të shoqatës ‘Jetimët e Ballkanit’, lajmëroni policinë sepse janë manipulant dhe mashtrues”, ka deklaruar Kastrati.

Ai përveç tjerash ka bërë të ditur se i vetmi përfaqësues së “Jetimëve të Ballkanit” në Maqedoni është Shkëlqim Ukshini. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit