5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Maqedoni, “lutje e fitores” për Operacionin Dega e Ullirit

Më të lexuarat

Më udhëzim të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë (BFI), nëpër xhamitë në tërë Maqedoninë, me në krye xhamitë e kryeqytetit Shkup, u lexua kaptina Fet’h nga Kurani dhe u lexuan lutje për sukses të Operacionit Dega e Ullirit

 

SHKUP (AA) – Para namazit të xhumasë, në xhamitë nëpër Maqedoni u lexuan lutje për rezultim me fitore të Operacionit Dega e Ullirit të nisur nga Forcat e Armatosur të Turqisë (TSK) në Afrin të Sirisë kundër organizatave terroriste PYD/PKK dhe DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Më udhëzim të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë (BFI), nëpër xhamitë në tërë Maqedoninë, me në krye xhamitë e kryeqytetit Shkup, u lexua kaptina Fet’h nga Kurani dhe u lexuan lutje për sukses të operacionit të forcave turke.

Leximi i kaptinës Fet’h dhe lutjeve u realizua edhe në Xhaminë Murat Pasha në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, e cila u mbush nga ana e xhamatit.

Ligjëruesi i xhamisë, Sulejman Baki, në hutben e xhumasë tha se operacioni në Afrin filloi një javë më parë për pastrimin e rajonit nga terroristët, duke shtuar se Dega e Ullirit është operacion i paqes.

Baki theksoi se para namazit të xhumasë është lexuar kaptina Fet’h dhe janë bërë lutje para namazit të xhumasë në kuadër të udhëzimit që BFI ua ka dërguar myftinive.

“Zoti i dhëntë fitore ushtrisë turke. Zoti sjelltë paqe dhe qetësi në Siri, Lindjen e Mesme, Irak, Palestinë dhe në të gjitha vendet ku jeton umeti islam. Zoti i pengoftë ata që duan të bëjnë dredhi, dinakëri dhe dëme ndaj muslimanëve. Sjelltë unitet në botën islame”, theksoi Baki.

Edhe më herët, në Shkup dhe në Xhaminë Sinan Pasha në Prizren të Kosovës janë lexuar kaptina Fet’h dhe lutje për rezultim me fitore të Operacionit Dega e Ullirit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit