1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Maqedoni, LSDM me protesta anti-qeveritare

Më të lexuarat

Partia më e madhe opozitare në vend LSDM ka vendosur të protestojë. Kryetari i kësaj partie Branko Cërvenkovski thotë se arsye për këtë vendim është gjendja katastrofale në të gjitha sferat e shoqërisë në vend, rritja e shkallës së papunësisë, zhytja në borxh e vendit, shpenzimet e kota të Qeverisë, prishja e marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare si dhe bllokimi i integrimeve euro-atlantike.

Cërvenkovski paralajmëroi gjithashtu se më 2 Shtator, me rastin e 6 vjetorit të marrjes së timonit qeverisës nga VMRO DPMNE, do të organizojë edhe një protestë mbarëpopullore. ‘ LSDM-ja ka vendosur të dalë nëpër të gjitha sheshet e Maqedonisë që të protestojë! Çdo të diel, në qytete të ndryshme të vendit do të organizojmë protesta ku do të identifikojmë politikat e gabuara të kësaj Qeverie, do të detektojmë problemet dhe do të ofrojmë zgjidhje! Itinerari për protestat gjatë muajit qershor është ky, me 3 qershor do të jemi në Strumicë, 10 qershor në Veles, 17 qershor në Shtip dhe me datë 24 qershor do të protestojmë në Kumanovë. Më 2 shtator do të organizojmë një protestë mbarëpopullore në Shkup. Në këtë tubim do të bëjmë bilanc të qeverisjes 6 vjeçare të Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së. Në këtë protestë, populli do të shprehë revoltën e tij, por ajo çfarë është akoma më me rëndësi, do të ngrejë zërin e tij në mbrojtje të ardhmërisë së tij’, tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së. Cërvenkovski tha se protestat nuk kanë asnjë ngjashmëri me protestat e fundit që rezultuan të dhunshme. Ai tha se kësaj here, protestat kundër qeverisë e kanë të zotin e tyre, LSDM-në. ‘Si i takon protestave që u mbajtën dy të premteve të kaluara, unë nuk di se deri kur do të zgjasin, nuk di edhe kush është organizator i tyre dhe çfarë planesh kanë. Ato nuk kanë asnjë ngjashmëri me këtë që propozojmë ne sot, …motivet tona janë të qarta, ne qëndrojmë si organizator të këtyre protestave, dhe ato do të jenë demokratike, qytetare dhe pa dhunë’, tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së. Kryetari i LSDM-së Cërvenkovski nuk mbeti pa komentuar edhe ngecjen e Maqedonisë në rrugën e saj euro-integruese. Ai tha se edhe gjatë samitit të NATO-s në Bukuresht dhe pas tij, autoritetet greke nuk kanë ndryshuar qëndrim karshi problemit me Maqedoninë. Por, Cërvenkovski thotë se, ai nuk ka parë ndryshim qëndrimesh apo ndonjë iniciativë të re, as nga Qeveria e Maqedonisë, prej 6 vjetësh në pushtet. Valmir Kuçi./alsat/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit