16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Maqedoni, kryetarja Komisionit për Marrëdhënie Fetare, u kërcënua me “Natë të thikave të gjata”

Më të lexuarat

Drejtoresha e Komisionit për marrëdhënie midis bashkësive fetare dhe grupeve religjioze, Valentina Bozhinovska përdori një retorikë kërcënuese duke thënë se tubimi para KSHZ-së është mbrëmja e thikave.
“ Ti përshëndes mbrojtësit, kjo mbrëmje është mbrëmja e thikave, kjo mbrëmje është ose e urtësisë ose e budallakisë së një njeriu. Tradhtarit të fundit maqedonas, Zoran Zaev. VMRO-DPMNE-ja asnjëherë nuk ka qenë kundër popullit shqiptar. Mos harroni se edhe për Bajram edhe për Pashkë vijnë dhe urojnë. Zoran Zaev a po shtyhesh me VMRO-DPMNE-në se do të fitoni popull, do ta fitoni Maqedoninë. Shtëpia jonë do të jetë para KSHZ-së, me shatora.
Do të ndodh një ditë ku do të themi ja vëllezër dhe motra të mblidhemi dhe të shkojmë, të shohim se kush do të na bëhet mbret e kush spiun. Ta dije edhe Cicakovski dhe Duma se kjo mbrëmje me dy plumba i vret edhe Goce edhe Cento”, deklaroi Valentina Bozhinovska.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit