8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Maqedoni, flet dhe hoxhë Bekir Halimi: Muslimanë, kujdes! Skenar i përgatitur…

Më të lexuarat

Ndër shumë zëra politikë e shoqërorë, lidhur me situatën e rëndë në Maqedoni ka reaguar dhe kleriku i njohur musliman në Shkup, Bekir Halimi. Ai kë bërë një apel shumë specifik, duke patur si synim komunitetin e besimtarëve, që aty mos ketë trazira.
Ai në rrjetin social facebook ka kërkuar nga vëllazëria muslimane që t’i qëndrojnë larg asaj çfarë po ndodh dhe që të ruajnë gjakftohtësinë, ngaqë sipas tij e gjithë kjo që po ndodh në parlamentin maqedonas ka qenë skenar i përgatitur.
“Vëllezër të dashur! Ju lutem që të mos lejoni që të fajësohemi mes vete në rrjetet sociale për këtë që është duke ndodhur, sepse skenari i okupimit të parlamentit ka qenë i përgatitur që herët. Ajo që është me rëndësi në këto momente është ruajtja e gjakëftohësisë, komenteve të panevojshme, akuzat ndaj shqiptarëve, kërkimi i veprimit efektiv të ministrisë së brendshme në mbrojtje të institucionit, deputetëve dhe qytetarëve të këtij shteti” ka shkruar hoxhë Bekir Halimi në facebook.
Siç dihet, komuniteti i muslimanëve është me shumë ndikim në shoqërinë maqedonase. Ndërsa Bekir Halimi është ndër zërat më influentë të këtij komuniteti, ku fjala e tij ka ndikim deri te politika. /tesheshi.com/  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit