Maqedoni, familjarët e të arrestuarve(Video)

0
48

Barije Ismailovic, nëna e dy vëllezërve Agim dhe Afrim Ismailovic të cilët ngarkohen për vrasjen e pesë maqedonasve është e shokuar nga akuzat e policisë. Ajo tha se djemtë e saj nuk kanë asnjë lidhje me terrorizëm, ndërsa shprehet e sigurt se akuzat për vrasje po i mvishen. Natën kur ka ndodh vrasja, nënë Barija, thotë se djemtë e saj kanë qenë në dyqanin e tyre që e kanë në oborr të shtëpisë.

“Ma kanë marrë djalin dhe të dy nuset. Unë garantoj për djemtë e mi, nëse ata janë vrasës unë futem në burg bashkë me ta në burg, edhe pse jam plakë”, thotë Barije Ismailovic, nëna e dy të akuzuarve për vrasje. Mengjësin e së martës bashkë me Agimin policia arrestoi edhe kunatën dhe bashkëshorten e tij, të cilat u liruan pas marrjes në pyetje nga gjykatësi hetues. “Kjo që ka ndodh nuk është normale. Burri im nuk ka lidhje me këtë punë, nuk e dijmë pse e kanë marrë. Nëse punojnë me drejtësi, besoj se do t’i lirojnë, sepse burri im nuk ka asnjë lidhje me këtë vrasje”, tha e shoqja e një prej të arrestuarve, Fetije Iseni. Avokati mbrojtës i cili beson në pafajsinë e klientit të tij, Agim Ismailovicit, thotë se ende nuk është prezantuar asnjë argument serioz që do të dëshmonte fajësinë e të akuzuarit. “Unë mendoj se nuk mbajnë akuzat së pari që mendoj që është prezantuar asnjë argument gjatë hetimeve si vepër aq serioze. Por do të shohim më tutje si pas gjykatësit hetues si do të zhvillohet gjykimi. Askush prej të akuzuarve nuk pranon se ka lidhje me këtë rast që ndodhi”, tha avokati, Naser Raufi. Policia maqedonase për vrasjen e pesë fishtë ngarkon personat Halil Demirin nga Haraçina dhe vëllezërit Afrim Ismailovic dhe Agim Ismailovic nga Hasanbegi. Për dy personat tjerë Fejzi Aziri dhe Rami Sejdiu, policia thotë se kanë ndihmuar autorët e vrasjes./tch/kohaislame