11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Maqedoni, diskriminohet kultura shqiptare

Më të lexuarat

Ministria e Kulturës në Maqedoni për një vit nuk ka realizuar asnjë projekt për kulturën shqiptare. Kjo e dhënë është publikuar në Raportin e Qeverisë për punën që ka bërë brenda një viti.

Gjatë këtij viti janë realizuar gjithsej 12 projekte nga Ministria e Kulturës. Janë ndërtuar dhe rikonstruar disa muze në qytetet të ndryshme që i përkesin kulturës dhe historisë maqedonase, por nuk është bërë asgjë për të vetmin muze shqiptar në Maqedoni, atë të Alfabetit në Manastir, i cili ende nuk e ka të rregulluar çështjen e pronësisë.

Projektet shqiptare që promovoi kjo ministri kanë mbetur në fazën përgatitore të studimeve fizibiliti, madje disa prej tyre as që përmenden. Rikonstruimi i Teatrit Shqiptar të Shkupit ka mbetur në fazën fillestare, ndërsa ndërtimi i Bibliotekës dhe Teatrit të Tetovës, akoma gjenden në fazën e projektimit të dokumenteve.

Ndërkaq, revitalizimi i Çarshisë së Vjetër të Shkupit, projekt ky që u promovua para pak viteve as që ka hyrë në planet e kësaj ministrie.

Ndryshe nga projektet shqiptare që nuk arrijnë të realizohen me dekada të tëra, projektet që kanë të bëjnë me kulturën maqedonase, edhe pse mund të kushtojnë dhjetëfish më shtrenjtë po realizohen brenda afateve të parapara./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit