7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Maqedoni, anëtarët e Rijasetit të BFI-së mbajnë mbledhje urgjente

Më të lexuarat

Maqedoni, anëtarët e Rijasetit të BFI-së mbajnë mbledhje urgjente

Maqedoni, anëtarët e Rijasetit të BFI-së mbajnë mbledhje urgjente

04 Maj 2015 19:08 (Përditësimi İ Fundit 04 Maj 2015 19:20)

Kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi, tha se të mbledhur bashkërisht kanë një pajtueshmëri të plotë që të njëzëri të dënojnë aktin që sot ndodhi ndaj këtij institucioni të shenjtë shpirtëror.

 
 

SHKUP (AA) – Në lidhje me sulmin ndaj selisë së Bashkësisë Islame Fetare të Republikës së Maqedonisë (BFI), kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi, në Fakultetin e Shkencave Islame në Kondovë të Shkupit zhvilloi një mbledhje urgjente, ku të pranishëm ishin kryetari i Kuvendit të BFI-së, Haki Agushi dhe të gjithë anëtarët e Myftinisë së Maqedonisë, përveç Myftinisë së Shkupit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi, tha se të mbledhur bashkërisht kanë një pajtueshmëri të plotë që të njëzëri të dënojnë aktin që sot ndodhi ndaj këtij institucioni të shenjtë shpirtëror. “Prandaj duke marrë seriozitetin e institucionit që quhet Rijaset, ne nuk kemi pranuar të përfshihemi dhe t’i bëjmë shërbim puçistëve, të cilat si duket janë tepër të inkurajuar, dhe ato njerëz nuk e kanë pasur atë guxim, por as që e kanë atë guxim”, tha Rexhepi, duke e quajtur palën tjetër të mjerë.

“Ata demonstrojnë patriotizëm, ata demonstrojnë moral të lartë. Për fat të keq ata janë ‘hajdutë’, të cilët me siguri që do të përgjigjen para drejtësisë. Unë për hir të këtij institucioni, reputacionin që e ka Bashkësia Islame, që asnjëherë më parë nuk e ka pasur, kam dashur ta ruaj atë reputacion. Nuk kam dashur t’i shpalos punët. Ato janë katër vetë të korruptuar mes tyre dhe është e pamundshme të ndahen, ndërsa nga ana tjetër dora e krizës dhe shpirti i krizave, është shtri te ato”, deklaroi Rexhepi, duke apeluar tek besimtarët që të jenë më të matur dhe mos bëhen pro provokimeve të ndryshme.

Rexhepi tha se do të kërkojnë mbrojtjen juridike, institucionale dhe ligjore. Sipas tij, BFI-ja sot e ka momentin që të shikojë nëse funksionon ky shtet juridik. Ai duke theksuar se nuk dëshiron të bëj krahasime, pyet Qeverinë e Republikës së Maqedonisë se a do të kishte pritur deri në këtë moment po të kishte ndodhur i njëjti incident në Kishën Ortodokse të Maqedonisë.

Në vazhdim, Rexhepi tha se të gjitha organet janë të informuara rreth incidentit. “Deri më tani kam informata se prokuroria dhe prokurori publik ka kryer punën e tij dhe vendimi i tij duhet të implementohet, të ekzekutohet. Si duket kjo punë sabotohet, prandaj ne sot vetëm jemi mbledhur bashkërisht t’i tregojmë popullit musliman se nuk kemi këtu as hajna, as hajdutë, mirëpo as njerëz të dhunës, sepse dhunën islami e lufton”, tha ai.

Rexhepi shtoi se ka kërkuar nga kryeministri të dëshmojë se shteti juridik funksionon. “Ai më premtoi, nëse ka vendim prokuroria, ajo punë kryhet menjëherë. Ka më tepër se një orë, prokuroria ka mbaruar punën e vet”, shprehet Rexhepi, duke kërkuar nga të gjithë qytetarët që të mos të tentojë hidhërimin e tyre ta demonstrojnë me forcë fizike, por drejtësia ta zbardh këtë punë dhe ta deshifroj.

Rexhepi tha se njerëzit e tij ende gjenden brenda në selinë e BFI-së bashkërisht, siç tha ai, me të dhunshmit, me huliganët. “Nëse deri dje Afrim Tahiri ka qenë sekretar, ka këshilluar dhe ka pasur dëshirë çdo kush ta respekton normativën, sot ai është huligan i dhunshëm dhe u fut brenda, edhe duke mbajtur armë me leje”, theksoi Rexhepi, dhe shton, se përveç Tahirit edhe të tjerët janë të armatosur.

Rexhepi në fund të fjalës së tij tha se BFI është institucion i sistematizuar dhe çdo kujt që nuk i pëlqen në suaza të këtij sistemi normativ, është i lirë që ta lenë institucionin të lirë. “Kërkojmë liri të plotë institucionale dhe duhet të lejohet që e drejta të funksionon dhe të vepron në Republikën e Maqedonisë”, u shpreh Rexhepi.

Rexhepi duke theksuar se nga 12 nga gjithsej 13 Myftini në Maqedoni janë prezent në mbledhjen urgjente të thirrur nga vet ai, shtoi se, për një kohë të gjatë është përpjekur t’i largojë nga e keqja. “Si duket nuk mund të largohen dhe kam bindje se i vetmi jam unë që i zbërthej. Ata duan të lirohen nga unë. Ky organ nëse duan të lirohen prej meje unë jam i gatshëm. Edhe pse më prezantojnë si jodemokrat, unë jam shumë demokrat dhe e dua drejtësinë”, porositi Rexhepi, dhe thekson se vet ai në luftën për të vërtetën është i pakthyeshëm.

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit të BFI-së, Haki Agushi, në fjalën e tij tha se nuk pajtohet me incidentin e sotëm, pasi që siç pretendon ai, ka pasur mundësi të ketë edhe metoda të tjera për të ardhur deri në një marrëveshje, ndërsa në vazhdim u shpreh se mbështet kryetarin e BFI-së, Sulejman Rexhepi, njëjtë siç mbështetet edhe nga Rijaseti i BFI-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit