3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Maqedonasve iu hyn “tuta” në palcë: Shqiptarët po na marrin shtetin

Më të lexuarat

Kongresi Botëror Maqedonas (KBM) apelon deri te LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja që të arrijnë një marrëveshje pajtimi dhe bashkimi gjithmaqedonas, përballë Platformës shqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

KBM-ja konsideron se Platforma shqiptare paraqet ultimatum për ridefinim të rendit kushtetues dhe të shtetit, duke theksuar se LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja kanë përgjegjësi historike para kombit, shtetit dhe historisë.

Sipas tyre, këto dy parti duhet të hedhin poshtë përzierjen në punët e brendshme të vendit nga ana e ambasadave të huaja dhe qeverive, përfshirë arbitrazhin ndërkombëtar për zgjidhje të problemeve brendashtetërore.

KBM-ja thotë se shqiptarët e kanë Shqipërinë, e fituan edhe Kosovë, ndërkaq pyet nëse do të duhet që ta marrin edhe Maqedoninë, duke shtuar se askush nuk i mohon shqiptarët dhe as kulturën e tyre në Maqedoni dhe se i kanë të gjitha të drejtat që u takojnë.

Kongresi u drejtohet këtyre partive edhe me një kërkesë dhjetëpikëshe, që përfshinë ndërprerjen e bisedimeve për emrin, marrëveshje fqinjësie të mirë me Shqipërinë e deri te anëtarësimi në NATO.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit