8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Maqedonasit falsifikues të historisë ballkanase

Më të lexuarat

Maqedonasit janë falsifikuesit më të mëdhenjë të historisë së Ballkanit, ka shkruar ish-kryeministri dhe lideri aktual i VMRO-Popullore në Maqedoni, Lubço Georgievski në librin e tij ‘”Ky jam unë”.

Në këtë libër me shumë detaje edhe për luftën e Kosovës dhe zhvillimet e tjera në rajon, Georgievski ka folur edhe për luftën në Kosovë në vitin 1999.

Sipas tij, në luftën e Kosovës ka qenë i lidhur drejtpërdrejt me Shtëpinë e Bardhë në Uashington, ku ka marrë instruksione për lejimin e NATO-s për hyrjen në Kosovë.

“Ish-sekretarja amerikane Ollbrajt atëherë kërkoi lejen që përmes territorit tonë të sulmojnë Serbinë, edhe përmes frontit tokësor”, ka shkruar Georgievski.

Sipas tij, në takimet me ish-kryeministrin serb Zoran Gjingjiq ka biseduar edhe për shkëmbimin e territoreve midis Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa të njejtën çështje e ka diskutuar edhe me Arbër Xhaferin, i cili ishte pjesë e koalicionit të përbashkët qeveritar mes VMRO-DPMNE dhe PDSH atëkohë, gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni. Këto detaje të këtij libri janë nxjerrë dhe komentuar nga disa media maqedonase dhe serbe.(INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit