20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Mane lojtar dhe njeri i madh, senegalezi tregon përulësinë duke pastruar tualetin e një xhamie në Liverpul

Më të lexuarat

Jo çdo herë shikojmë lojtarë të futbollit duke pastruar tualetet, por kjo është ajo që Sadio Mane bën kur nuk është në fushën e blertë.

Në internet është shfaqur një video ku senegalezi shikohet duke pastruar tualetin e një xhamie në qytetin Liverpulit.

Video nuk dihet se është incizuar para apo pas fitores së Reds ndaj Leicester Citt, por rëndësi ka gjesti i lojtarit, i cili është fantastik dhe për t’u marrë shembull.

Festa e Sadio Mane në ndeshjen e dytë kundër Romës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve (Foto: Getty Images)

Vlen të theksohet se Mane pas çdo goli të shënuar bie në sexhde duke e falënderuar Zotin.

26-vjeçari në katër ndeshjet e para sezonale me Liverpoolin në Ligën Premier ka shënuar katër gola, tregues se aktualisht ai është një nga më të mirët te skuadra e Jurgen Klopp.

Mane iu bashkua Liverpoolit në verën e 2016 nga Southamptoni për 35 milionë funte (38 milionë euro).

Reds si të pamposhtur në këtë sezon në xhiron e pestë luajnë kundër Tottenhamit.

https://youtu.be/XATOHJ7qrng

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit