12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Man City vulos dominimin total në Angli, thyen tri rekorde të mëdha në Ligën Premier

Më të lexuarat

Manchester City është afër mbylljes së një sezoni totalisht dominues në futbollin anglez apo më saktë në Ligën Premier.

Qytetarët fituan të mërkurën mbrëma në shtëpi ndaj Brightonit me rezultat 3-1 në një ndeshje të dominuar, si shumë të tjera në këtë sezon.

Megjithatë, edhe pse City u shpall kampion matematikisht para disa javësh, kjo fitore nuk ishte thjeshtë vetëm e prestigjit.

Man City duke festuar titullin në Ligën Premier (Getty Images)

Skuadra e Pep Guardiolas me këtë fitore konfirmoi dominimin total, duke thyer edhe tri rekorde të mëdha, duke përfshirë edhe rekordin e pikëve brenda një sezoni.

Guardiola ishte më meritori për dominimin e Cityt (Getty Images)

City ka vendosur një rekord të ri të sezonit për gola të shënuar, fitore dhe pikë të mbledhura në atë që ka qenë një nga sezonet më të mëdha në historinë e futbollit anglez.

Fitorja mbi Brightonin gjithashtu shkatërroi rekordin e ligës për pikë në një sezon, pasi totali i Cityt prej 97 pikësh takoi atë të Chelseat në sezonin 2004-05 më 95 pikë.

Goli i Bernardo Silvas në minutën e 34-të dhe ai i Fernandinhos më vonë e qoi Cityn në 105 gola për këtë sezon, duke thyer rekordin e Chelseat me 103 gola në sezonin 2009-10.

Kampioni anglez gjithashtu vendosi rekord fitoresh në Ligën Premier, me 31 fitore brenda sezonit, duke thyer rekordin e Chelseat me 30 fitore sezonit e kaluar dhe atë të Tottenhamit të vendosur më 1960-61.

Ndryshe, City e ka edhe një ndeshje të fundit për të zhvilluar dhe ka mundësi t’i rris edhe më shumë rekordet, duke u bërë ekipi i parë që arrin në kuotën e 100 pikëve në një sezon në Ligën Premier.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit