6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Mami im “shpirtligë”

Më të lexuarat

Majlinda Qosja

Një ditë, kur fëmijët e mi do të jenë mjaft të rritur

dhe të kuptojnë logjikën që motivon një prind…

Unë do t’i them, ashtu siç më ka thënë mami im “shpirtligë”:

Unë të doja shumë prandaj të kërkoja llogari

se ku shkoje, me kë shoqëroheshe

dhe të caktoja orën për t’u kthyer në shtëpi.

Unë të doja shumë edhe heshtja edhe të lejoja,

të zbuloje vetë se kush ishte shoku jot i ri.

Të doja shumë edhe kur rrija duke të të vështruar

teksa rregulloje dhomën tënde, një punë që unë mund ta bëja për disa minuta.

Unë të doja shumë edhe atëherë

kur të lejoja të shihje zemërimin, zhgënjimin dhe lotët në sytë e mi.

Thjesht që ta kuptoje se ne prindërit… nuk kemi përsosmëri.

Të doja shumë edhe atëherë kur

përgjegjësi për veprimet e tua mbaje edhe kur me dënime të ashpra dënoheshe

… zemra më coptohej.

Por mbi të gjitha, unë të doja shumë edhe kur të thoja JO.

Sa beteja të vështira kaloja ndërsa të edukoja…

Unë jam e lumtur që të gjitha i fitova,

sepse në fund edhe ti gjithashtu fitove.

Dhe një ditë kur fëmijët e tu do të jenë në gjendje të kuptojnë

logjikën që i motivon prindërit,

edhe unë do t’i pyes: “A është shpirtligë mami juaj”?

UNË E DI … E IMJA ISHTE.

Ne kishim nënën më “shpirtligë” në të gjithë botën!

Ndërsa fëmijët e tjerë mund të hanin karamele për mëngjes,

ne duhet të hanim vetëm drithëra, vezë dhe bukë të thekur.

Kur të tjerët hanin për drekë ushqim të thatë dhe të skuqur,

ne hanim ushqim të gatuar në shtëpi.

Dhe mund ta merrni me mend se sa e fiksuar ishte nëna jonë

për orarin e darkës.

Shumë ndryshe nga shumica e fëmijëve të tjerë,

këmbëngulte të dinte se ku ishim në çdo kohë.

Ajo donte të dinte se kush ishin miqtë tanë

dhe çfarë bënim kur ishim me to.

Ajo këmbëngulte se në qoftë se ne do të largoheshim

për një orë, ne duhej të ktheheshim për një orë ose më pak.

Ne kishim turp që ta pranonim që:

ne lanim enët, rregullonim shtretërit,

gatuanim, fshinim me fshesë dyshemenë, madje edhe rrobat lanim….

Unë mendoja se ajo qëndronte shumë zgjuar gjatë gjithë natës

duke menduar sa më shumë të na vinte në punë.

Ajo gjithmonë këmbëngulte që gjithmonë të tregonim të vërtetën,

gjithë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

Kur ne ishim të vegjël,

ajo fare lehtë mund të lexonte mendjen tonë

dhe dukej sikur kishte sy ngado…

Nëna nuk i linte miqtë tanë jashtë tek dera.

Por i fuste brenda e me lezet bisedonte me ta,

arrinte t’i kuptonte kush ishin ato në të vërtetë.

Për shkak të nënës sonë “humbëm” shumë,

në shumë gjëra që fëmijët e tjerë kishin përvojë.

Asnjë prej nesh kurrë nuk vodhi, grabiti, u arrestua apo bëri ndonjë krim.

Dhe e gjitha kjo vetëm për “faj” të saj, për faj të mamit tim “shpirtligë”.

Tani që nga ajo jemi larguar, jemi shkolluar dhe arsimuar

të gjithë, jemi të rritur e të ndershëm.

Tashmë e kemi kuptuar që për të edukuar fëmijët tanë

duam të jemi prindër mesatarë.

Mendoj se ky është sot problemi më i madh në botë.

Thjesht nuk ka shumë nëna “Shpirtliga“!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit