Maloku, drejtor i Burgut të Sigurisë së Lartë

0
43

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Resmi Hoxha dhe Drejtorin e sapozgjedhur të Burgut të Sigurisë së Lartë, Naim Maloku.
Kuçi i ka uruar Malokut pozitën e re dhe ka kërkuar nga ai përkushtim në punë, në mënyrë që institucioni që ai do ta drejtoi dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës në përgjithësi, të kryejnë shërbimet e tyre duke u bazuar në kompetencat ligjore që kanë, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Drejtësisë.

Nga ana tjetër, Drejtori Maloku ka premtuar angazhim maksimal gjatë punës së tij, në mënyrë që Burgu i Sigurisë së Lartë dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, të jenë shembull ku respektohet ligji. /Telegrafi/kohaislame