Malishevë: Nis lufta kundër rriqrave

0
52

Në  Malishevë të martën ka filluar aksioni për spërkatjen selektive të zonave endemike, në kuadër tëmasave mbrojtëse për luftimin e  etheve hemorragjike.

Drejtorive Komunale për Shëndetësi, asaj për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Drejtorisë Komunale për Bujqësi e nën mbikëqyrjen e ekspertëve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik-rajoni i Prizrenit aksioni ka filluar në ora 07:00. Në këtë aksion sipas njoftimeve do të bëhet spërkatja e 39 zonave endemike në të cilat janë të angazhuar 25 veta të ndarë në ekipe. Aksioni që ka nisë në Malishevë, të martën ka vazhduar edhe në lagjën “Pallanka” të Dragobilit. Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Skënder Hoti, ka thënë se aksionit i ka paraprirë një fushatë sensibilizuese për rrezikun nga rriqrat dhe masat që duhet të merren për largimin e tyre. /kohaislame/