5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Mali i Zi heq përmendoret e nacionalistëve serbë, në Kosovë ngrihen të reja

Më të lexuarat

Autoritetet malazeze kanë urdhëruar komunën e Andrijevicës për të hequr përmendoren e ngritur për Punisha Raçiçin, burrin që vrau udhëheqësin kroat Stjepën Radiç, akt ky që shënoi fundin e demokracisë parlamentare në Jugosllavinë e para Luftës së Dytë Botërore.Pasardhësit e Raçiçit, në anën tjetër, kanë deklaruar se përmendorja është ndërtuar në pronë private dhe se familja do të bëjë çmos për të ndaluar heqjen e saj, shkruan Konica.al.

Raçiç, një serb nga Mali i Zi dhe deputet i zgjedhur, kishte qëlluar për vdekje tre deputetë kroatë në Kuvend dhe ishte burgosur me 14 vjet burgim.

Vdekja e Radiçit nxiti rritjen e nacionalizmit kroat dhe lëvizjes fashiste ustashe.Edhe Këshilli Kombëtar i kroatëve të Malit të Zi ka reaguar ndaj përmendores së vrasësit serb.Ministria e Jashtme kroate i ka dorëzuar ambasadorit malazez në Zagreb, Boro Vuçiniç një letër protestë, duke i kërkuar institucioneve relevante malazeze që të distancohen nga ky akt që cenon frymën e mirë të marrëdhënieve fqinjësore.

Qeveria në Podgoricë menjëherë ka reaguar, duke e quajtur ngritjen e përmendores si një ‘akt retrograd individual’.Pllaka, sipas Ministrisë së Jashtme të Malit të Zi, ngre në qiell karakterin dhe veprën e vrasësit të mbretit Nikolla dhe vrasësit të deputetëve kroatë në Kuvendin e asokohshëm të Malit të Zi.

Derisa autoritetet malazeze shprehën të vendosura për të hequr përmendoret që nxisin urrejtje ndëretnike, në vendbanimet serbe në Kosovë janë ngritur me dhjetëra përmendore që glorifikojnë figura të ndryshme të nacionalizmit serb.Të gjitha këto kanë kaluar me heshtjen e Prishtinës, por edhe të ambasadave perëndimore.

Fjala bjen, në sheshin kryesor të pjesës veriore të Mitrovicës është ngritur përmendorja e mbretit serb, Llazar, ashtu sikundër aty është edhe një përmendore e konsullit rus, Shqerbin, i cili ishte vrarë nga shqiptarët e revoltuar në vitin 1903.Madje, në vitin 2015 administrata serbe e komunës së Ranillugut kishte marrë vendim që në një fshat të emërohej një rrugë me emrin e Sllobodan Millosheviçit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit