3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Malajzi, fillon qeverisja e sulltanit Muhammedi i pestë

Më të lexuarat

Malajzia drejtohet nga një monarki kushtetuese, ndërsa tregohet si një demokraci parlamentare. Drejtuesi i vendit i cili njihet ndryshe si “Yang di-Pertuan Agong” është njëkohësisht edhe lideri fetar

KUALA LUMPUR (AA) – Ka nisur zyrtarisht periudha e qeverisjes së sulltan Muhammedit të pestë në Malajzi, vend ky që qeveriset përmes sistemit të ”sulltanatit federal” dhe që nuk gjendet në asnjë vend tjetër të botës, raporton Anadolu Agency (AA).

Malajzia drejtohet nga një monarki kushtetuese, ndërsa tregohet si një demokraci parlamentare. Drejtuesi i vendit i cili njihet ndryshe si “Yang di-Pertuan Agong” është njëkohësisht edhe lideri fetar.

Malajzia është një nga 43 vendet e drejtuara nga monarkia në botë. Ndërsa sistemi drejtues quhet ”sulltanat federal”.

Vendi fitoi pavarësinë në vitin 1957, ndërkohë që nga pavarësia sipas nenit 38 të kushtetutës së vendit, sulltani zgjidhet njëherë në 5 vite mes 9 familjeve mbretërore. Zgjedhja e tij bëhet përmes një votimi të fshehtë në Konferencën e Sulltanëve. Në zgjedhje merren parasysh mosha dhe radha e familjes.

Një sistem i tillë sikurse është sulltanati federal në Malajzi nuk ndodhet në asnjë vend tjetër të botës. Në zgjedhjet e sulltanatit federal, kandidati duhet të jetë musliman suni dhe mashkull.

Rajonet Cohor, Kedah, Kelantan, Negeri Sembilan, Pahang, Perak, Perlis, Selangor dhe Terengganu drejtohen nga familjet mbretërore. Ndërsa rajone si, Malaka, Penang, Sabah dhe Saravak, nuk marrin pjesë në zgjedhjet e sulltanatit. Ndërkohë guvernatorët e tyre emërohen nga “Yang di-Pertuan Agong”. Në Malajzi, Kuala Lumpur, Putrjaya dhe Labuan janë të tjera rajone federale.

E drejta e ligjvënies në vend është ndarë mes parlamenteve rajonale dhe atij federal. E drejta e ligjvënies federale i jepet dy dhomave të parlamentit dhe qeverisë.

Parlamenti federal përbëhet nga Senati (Divan Negara) dhe parlamenti qytetar (Divan Rakyat). Në mënyrë që të kthehet në ligj, një projektligj duhet të kalojë në dy dhomat parlamentare, ndërsa më pas duhet të miratohet nga sulltani.

Senati i Malajzisë përbëhet nga 44 anëtarë të zgjedhur nga 26 rajone dhe 70 anëtarë të zgjedhur nga sulltani.

Ndërsa 222 anëtarët e dhomës së ulët të parlamentit zgjidhen me votë të përgjithshme nga populli. Sulltani mund të shpërndajë parlamentin kur të dojë ose me dëshirën e kryeministrit të vendit. Në rast të shpërndarjes së parlamentit brenda 3 muajve organizohen zgjedhjet e përgjithshme.

Qeveria federale ka në kompetencë marrëdhëniet me jashtë, mbrojtjen, sigurinë e brendshme, ligjvënien dhe ekzekutivin, financat, industrinë, shëndetësinë dhe arsimin. 13 rajone kanë kushtetutë të ngjashme me atë federale.

Ndërkohë që anëtarët e qeverisë zgjidhen nga dy dhomat e parlamentit, kryeministri emërohet nga Sulltani.

Krahas kushtetutës civile në vend ekziston edhe sistemi ligjor i sheriatit. Ligjet e sheriatit në vend janë për qytetarët muslimanë.

Ceremonia për inaugurimin e kalimit në front të sulltanit Muhammedi i pestë, u zhvillua gjatë ditës së djeshme. Ai është anëtar i familjes mbretërore Kalantan dhe është 47 vjeç. Ai lindi më 6 tetor të 1969-ës në kryeqytetin e rajonit Kelantan, Kota Baru. Muhammedi i pestë ka përfunduar studimet e tij në Oxford të Britanisë së Madhe. Ai është zgjedhur si sulltani i 15-të i Malajzisë në Konferencën e Sulltanëve të organizuar më 13 dhjetor. Ndërsa ndihmësi i tij është emëruar Perak Sultanı Nazrin Shah.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit