4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Malajzi: Fillon punën kompania e parë ajrore hallall

Më të lexuarat

Kompania e parë ajrore që punon në harmoni me parimet e sheriatit në Malajzi është Rayan Air. Ajo ka filluar punën me 20 dhjetor në relacionin Kuala Lumpur – Langkawi. Kjo kompani shërben vetëm ushqim hallall ndërsa alkooli është rreptësisht i ndaluar gjatë fluturimit.

Anëtaret e ekuipazhit që janë muslimane duhet të mbajnë hixhab, ndërsa jomuslimanet duhet të jenë të veshura më modeste. Gjithashtu para çdo fluturimi do të lexohen pjesë nga Kurani dhe lutje, tha menaxheri i kompanisë.

Kjo kompani përgjithësisht do të fluturojë brenda në Malajzi, megjithatë planifikon edhe udhëtime në Lindjen e Mesme, me rastin e Haxhit dhe Umres.

Rayani Air është kompania ajrore e katërta që punon me sheriat. Krahas saj me sheriat punojnë edhe Royal Brunei Airlines, Saudi Arabian Airlines dhe Iran Air.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit